Republika e Kosoves

Podujevë

U përurua ambulanca e re në Lagjen e Dëshmorëve

2020/02/25 - 10:34

Në Lagjen e Dëshmorëve në Podujevë sot është përuruar objekti i ambulancës së re.

Në praninë e qytetarëve të kësaj lagjeje dhe zyrtarëve komunalë e punëtorëve shëndetësor, përurimin e ambulancës e bëri nënkkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.
“Ky ishte edhe një premtim për banorët e kësaj lagjeje, i cili u përmbush. Ndërsa këtë vit do ta finalizojmë në tërësi projektin e ndërtimit të shtepive, duke mos lënë asnje familje në kontenjerë”, tha nënkryetari Rudari.
Në këtë ambulancë do të mund të marrin shërbimet mjekësore, jo vetëm banorët e kësaj lagjeje, por edhe të lagjeve tëv tjera të kësaj pjese të qytetit.
Nënkryetari Rudari tha se në Lagjen e Dëshmorëve do të rregullohet edhe infrastruktura përcjellëse, në mënyrë që kjo lagje ta merr pamjen e një vendbanimi bashkëkohor.