Republika e Kosoves

Podujevë

Vazhdon montimi i serrave për bujqit llapjanë

2021/11/08 - 3:40

Në kuadër të projekteve për subvencionime në bujqësi nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Podujevës po vazhdon monitmi i serrave te fermerët përfitues. Deri më tani janë montuar rreth 50 serra, kurse përfitues janë 250 fermerë.

Për të parë nga afër këtë proces, drejtori i Bujqësisë Vigan Salihu, vizitoi disa nga fermerët ku janë duke u montuar serrat.

Drejtori Salihu tha “se do të vazhdojmë të mbështesim fermerët llapjanë përmes subvencionimeve të ndryshme, duke ju lehësuar kushtet për punë fermerëve tanë, duke e rritur numrin e të punësuarve dhe duke kontribuar në mbulimin e tregut me prodhime vendore”.

Drejtori Salihu uroi të gjithë përfituesit duke u premtuar përkrahje të vazhdushme.