Republika e Kosoves

Shtime

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural

 

Gojart Bajrami, ka lindur në Prishtinë, më 21 Dhjetor 1984. I diplomuar në Kolegjin ISPE, në drejtimin Bachelor i Arteve në Studime të Integruara Evropiane në vitin 2013. Ndjek studimet master për Politikat e Bashkimit Evropian, pranë kolegjit ISPE.

  • Drejtor i përgjithshëm ekzekutiv — Ordinanca Specialistike & Barnatore “Nora Medicus” Shtime 22.04.2006 — 10/2009
  • Arkëtar në Drejtorinë për Financa Ekonomi dhe Zhvillim — Komuna Shtime 10.03.2008 — 12/2008
  • Këshilltar i Kuvendit Komunal — Komuna Shtime 25.11.2007 — 11/2009
  • Anëtar i Bordit të Drejtorëve — KRM “Pastërtia” Sh.a. Ferizaj 26.05.2010 — 10/2011
  • Këshilltar i Kuvendit Komunal — Komuna Shtime 15.09.2011 — 10/2013
  • Zyrtar për Efiçiencë & Menaxhim të Mbeturinave — Komuna Shtime 01.09.2015 – 10.01.2024

 

Certifikime tjera:

  • I çertifikuar për të hyrat vetanake nga MEF – 2008 (Ministria për Ekonomi dhe Financa)
  • I çertifikuar për Menaxhimin e Kontratave për Projekte Publike, në modulet e Prokurimit Publik, Mbikëqyrje të Projektit dhe Financat në Menaxhimin e Kontratave – 2018 (USAID Team, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Instituti i Kosovës për Administratë Publike)
  • I çertifikuar për Programin e Investimeve Publike – 2019 (Ministria e Administratës Publike – Instituti i Kosovës për Administratë Publike)
  • I çertifikuar për Partneritetet Publiko Private – 2019 (Ministria e Financave – Departamenti Qendror për PPP)
  • I çertifikuar në Trajnimin për Përdoruesit e Platformës së Monitorimit dhe Verifikimit – 2020 (Qeveria Gjermane përmes GIZ-it, Fondi i Hapur Rajonal për Evropën juglindore – projekti për efiçiencën e energjisë, Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë AKEE)
  • I çertifikuar në Trajnimin për Menaxhim të kontratës përmes e-prokurimit – 2022 (Ministria e Punëve të Brendshme – Instituti i Kosovës për Administratë Publike)
  • I çertifikuar në Trajnimin për Menaxhim të kontratës përmes e-prokurimit – 2023 (Ministria e Punëve të Brendshme – Instituti i Kosovës për Administratë Publike)
  • I Certifikuar, Ekspert për Siguri dhe Shëndet në Punë (11.02.2023, nr. i certifikatës: 28) – 2023 (Qendra e Trajnimit për Siguri dhe Shëndet në Punë, B&M Shpk)
  • I Certifikuar për menaxhimin e kontratave përmes e-Prokurimit në modulin; prokurim elektronik, prokurim publik, menaxhim i kontratave të prokurimit dhe ekzekutim të buxhetit – 2023 (Pronet Academy)

 

Përgjegjësitë:

Implementon politikat zhvillimore për bujqësi

Koordinon dhe mbikëqyr asociacionet bujqësore

Përgatit planet për mbjelljet vjetore dhe fushata për korrje – shirje

Organizon trajnime dhe këshillime për fermerë

Kujdeset për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve të kafshëve

Bashkëpunon me agjencinë qeveritare për zhvillimin  e rajoneve rurale të komunës

Planifikon zhvillimin dhe kujdesin permanent të shfrytëzimit të tokës bujqësore për nevojat dhe interesat e Komunës

Propozon hartimin e politikave komunale të zhvillimit të bujqësisë, blegtorisë dhe pemëtarisë

Rregullimin dhe mbrojtjen e brigjeve të lumenjve

Planifikon zhvillimin rural

Hulumton resurset natyrore duke përfshirë edhe mbrojtjen e shtazëve dhe bimëve

Bashkëpunimin dhe koordinimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.