Republika e Kosoves

Shtime

Drejtoria për Shërbime Publike

       BARDHYL RUSHITI

Titulli: Drejtor
Edukimi: Bachelor- Fakulteti Ekonomik, UP
Email: bardhyl.rushiti@rks-gov.net
Tel: 38344546589
Vendbanimi: Shtime

 

  • BIOGRAFIA:

I lindur më 24 prill 1988. Ka të përfunduara studimet në Fakultetin Ekonimk, pranë Universitetit të Prishtinës.

  1. Rushiti është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! që nga viti 2010. Në Qendrën e Shtimes ka qenë vazhdimisht aktiv duke dhënë kontribut të rëndësishëm, ndërsa tani mban pozitën e anëtarit të Kryesisë së Qendrës.

Ka punuar si Analist Kreditor në Mikrofinancë.

  • PËRGJEGJËSITË:

Zbatimin e ligjeve që kanë të bëjnë me ofrimin e kushteve optimale për popullatën në lëmin e shërbimeve publike, nëpërmjet ndërmarrjeve publike dhe institucioneve tjera që menaxhojnë dhe kujdesen për ofrimin e këtyre shërbimeve;

Furnizim me ujë të pijes;

Menaxhimin e sistemit të kanalizimit;

Menaxhimin e mbeturinave;

Menaxhimin e investimeve kapitale në infrastrukturën publike;

Pastrimin, larjen dhe largimin e borës dhe akullit nga rrugët dhe trotuaret;

Sigurimin e mirëmbajtjes se parqeve, hapësirave publike dhe varrezave;

Funksionimin e tregjeve;

Ofrimin e shërbimeve lokale dhe të infrastrukturës duke përfshirë ujësjellësin dhe kanalizimin, përpunimin e ujërave të zeza, rregullimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale dhe transportin lokal;

Kujdesin për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave të ngurta;

Planifikimin e nevojave shpenzuese dhe investuese të Drejtorisë.