Republika e Kosoves

Shtime

Prokurim Publik

Muhadin Halili – Drejtor i Prokurimit Publik

tel: 044/410-710

email: muhadin.halili@rks-gov.net

Biografia: Muhadin Halili ka lindur me 24. 3. 1971 ne fshatin Topillë të komunës së Shtimes. Shkollen fillore e kreu në fshatin Reçak, ndërsa dy vite të shkollës së mesme në Shtime e dy në Ferizaj.

Ka përfunduar Fakultetin Juridik ne universitetin e Prishtines.
Që nga viti 1999 punon në Komunën e Shtimes fillimisht në drejtorinë për Administratë të Përgjitshme, në Sektorin e Gjendjes Civile, ndërsa më pas është i certifikuar në Prokurimin Publik.

I angazhuar në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) që nga themelimi i saj në vitin 1999. Është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së në Shtime, sekretar i PDK-së, nëndega e II-të në Shtime

PËRGJEGJËSITË

  1. Të siguroj kërkesat e parashikuara të materialeve shpenzuese dhe jo-shpenzuese, përfshirë parashikimet e kostos, për secilin vit fiskal, nga të gjitha departamentet;
  2. Në konsultim me të gjitha departamentet përgatit një plan vjetorë të prokurimit dhe vendos kërkesat sipas prioritetit. Kur është e mundshme siguron që artikujt e përdorimit të zakonshëm janë konsoliduar;
  3. Siguron që mallrat, shërbimet dhe punët blihen në mënyrën më ekonomike, efikase dhe efektive;
  4. Për aq sa mundet, siguron se ne specifikimet teknike nuk ka kufizime ne konkurrence;
  5. Këshillon njësitë kërkuese, për metoda dhe praktika individuale të prokurimit;
  6. Në bashkëpunim me Udhëheqësit e Njësive kërkuese, koordinon të gjitha dokumentet, specifikimet, TeR, Paramasat dhe Parallogaritë dhe vizatimet;
  7. Përgatit dhe publikon njoftimet;
  8. Përgatit dokumente parakualifikuese, dosje të tenderit, kushtet e kontratës, raportet e vlerësimit të tenderëve, dhënie e kontratës, etj, duke përdorur formularët standard të aprovuar;
  9. Para fillimit të aktivitetit të prokurimit sigurohet qe DNPDF është e autorizuar me shkrim;
  10. Organizon dhe menaxhon kuotimet dhe tenderët varësisht nga çmimi i parashikuar;
  11. Organizon dhe menaxhon takimet para-ofertuese, hapjet e tenderëve dhe procesin e vlerësimit;
  12. Rekomandon përbërjen e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Tenderëve;
  13. Themelon Komisionin e Hapjes;
  14. Participon në Negocime të Tenderëve dhe siguron rezultate të drejta;
  15. Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, shqyrton propozimin për kontratë të rekomanduar nga komisioni vlerësues;
  16. Pranon/refuzon rekomandimin e propozuar;
  17. Përgatit dhe publikon dhënien e kontratave;
  18. Nënshkruan kontratat pas rikonfirmimit që informatat financiare nuk kanë ndryshuar substancialisht (kontratat me vlera minimale që zhvillohen në Institucionet arsimore person i autorizuar të nënshkruaj një kontratë është Drejtori i Institucionit Arsimor);
  19. Siguron që të regjistrohen te dhënat për pjesëmarrjen e OE-ve, procedurave dhe vendimeve të cilat janë marrë gjatë secilës fazë të procesit të prokurimit;
  20. Monitoron Fletëporositë , dhe siguron që kopje të të gjitha kontratave dhe Fletëporosive të dërgohen në njësinë e financave;
  21. Kur ndodhin mosmarrëveshje, dëme në mallra, dorëzime të tepërta ose të mangëta, dështim në performim ose komplikime tjera relevante, ruan te gjitha komunikimet dhe dëshmitë relevante te pranuara;
  22. Përcjellë dështimet e kontraktorëve të cilët kanë dështuar të përmbushin obligimet e tyre kontraktuale kurdo që informohet nga Menaxheri i Projektit në lidhje me kompensimet e duhura, likuidimin e dëmeve dhe aranzhimin e anulimit të kontratave;
  23. Mirëmban dhe arkivon të dhëna për prokurime; dhe
  24. Prodhon një raport vjetor në fund të secilit vit fiskal per kontratat e nënshkruara.