Republika e Kosoves

Shtime

Zhvillim Ekonomik

  • Fitim Hoxha – Drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik
  • tel: 049/824-848
  • email: fitim.hoxha@rks-gov.net
  • Biografia:  Fitim (Ibrahim) Hoxha u lind me datë 04.12.1990 në Ferizaj. Jeton në fshatin Muzeqinë të Komunës së Shtimes. Është Magjistër i shkencave ekonomike. Në vitin 2017, në Kolegjin AAB ka mbrojtur me sukses në Fakultetin Ekonomik temën e masterit “ Sfidat, problemet dhe përfitimet e bizneseve të vogla nga inovacionet”.Në vitin 2012, në Kolegjin AAB – Riinvest ka përfunduar studimet bazike në drejtimin Menaxhment dhe Informatike. Në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” ka përfunduar shkollën e mesme në drejtimin Matematikë dhe Informatikë, kurse shkollën fillore përfundoi në “Lasgush Poradeci” në Muzeqinë.

    Përveç studimeve Fitimi është pjesë e disa trajnimeve dhe konferencave ndërkombëtare. Tani është duke ndjekur trajnimin për Kontabilistë dhe Auditor të Certifikuar në Institutit AAB.
    Ka të publikuara dy punime shkencore për Inovacione dhe NVM në revista Ndërkombëtare. Në moshë të re Fitimi ishte futbollist në ekipin e 2 Korrikut. Që nga viti 2012 është Menaxher dhe Kontabilist në Kompanin e Derivateve “Ibrahimi Petrol”.

 

Kjo Drejtori është përgjegjëse për:

a) Sektorin për Zhvillim Ekonomik:

  1. Krijimi i parakushteve për zhvillim ekonomik lokal,
  2. Hartimin e planit për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Komunës
  3. Hartimin e planeve konkrete për zhvillimin e veprimtarive ekonomike
  4. Hartimin e planit për shfrytëzimin e burimeve ekonomike që janë brenda Komunës
  5. Implementimi i Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2014 – 2018
  6. Ofrimi i shërbimeve për të mobilizuar bizneset duke luajtur rol aktiv në krijimin e mjedisit të përshtatshëm për zhvillimin e veprimtarisë së tyre ekonomike si dhe nxitje për rritje ekonomike
  7. Hapje e vendeve të reja të punës përmes përkrahjes së zhvillimit të sektorëve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
  8. Përcjelljen e aktiviteteve të subjekteve ekonomik të biznesit, hulumtimin dhe dhënien e udhëzimeve të nevojshme profesionale
  9. Dhënien e udhëzimeve dhe këshillave në lidhje me bizneset e reja
  10. Regjistrimi i bizneseve
  11. Bashkëpunimin dhe koordinimi me: Ministrinë për Tregti dhe Industri & Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik
  12. Krijimin e kushteve të qëndrueshme për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

 

b)   Sektorin për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural

  1. Implementon politikat zhvillimore për bujqësi
  2. Koordinon dhe mbikëqyr asociacionet bujqësore
  3. Përgatit planet për mbjelljet vjetore dhe fushata për korrje – shirje
  4. Organizon trajnime dhe këshillime për fermerë
  5. Kujdeset për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve të kafshëve
  6. Bashkëpunon me agjencionet qeveritare për zhvillimin  e rajoneve rurale të komunës
  7. Planifikon zhvillimin dhe kujdesin permanent të shfrytëzimit të tokës bujqësore për nevojat dhe interesat e Komunës
  8. Propozon hartimin e politikave komunale të zhvillimit të bujqësisë, blegtorisë dhe pemëtarisë
  9. Rregullimin dhe mbrojtjen e brigjeve të lumenjve
  10. Planifikon zhvillimin rural
  11. Hulumton rsurset natyrore duke përfshirë edhe mbrojtjen e shtazëve dhe bimëve
  12. Mbrojtja e pyjeve
  13. Bashkëpunimin dhe koordinimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.