Republika e Kosoves

Shtime

Drejtoria për Urbanizëm, mjedis dhe Kadastër

GREJTALB EMINI

Titulli: Drejtor
Edukimi: Bachelor-Fakulteti Juridik, UP
Master-Marrëdhënie Ndërkombëtare
Email:
grejtalb.emini@rks-gov.net
Tel:
38348101109
Vendbanimi: Shtime

 

  • BIOGRAFIA:

U lind më 16.09.1990. Ka të përfunduara studimet universitare në Juridik kurse masterin në drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare, në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Prishtinës.

Emini është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! që nga viti 2010. Në Qendrën e Shtimes ka qenë vazhdimisht aktiv duke dhënë kontribut të rëndësishëm, ndërsa tani mban pozitën e anëtarit të Kryesisë së Qendrës.

Ka punuar si drejtor i shitjes në nje kompani private.

Është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

  • PËRGJEGJËSITË:

Hartimin e Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK);

Hartimin e Planit Zhvillimor Urban (PZHU);

Hartimin e Planit Rregullues Urban (PRRU) dhe Rural të Komunës;

Hartimin e kritereve për dhënien e lejes së ndërtimit;

Hartimin e kritereve për dhënien me qira të objekteve komunale dhe tokës ndërtimore të Komunës;

Mbajtjen e evidencës për emërtimet e vendbanimeve, rrugëve, shesheve, si dhe numrat e objekteve dhe shtëpive brenda territorit të Komunës;

Vlerësimin e pronës sipas kritereve dhe standardeve të caktuara me legjislacionin në fuqi;

Zhvillimin e procedurave të eksproprijimit të tokave në pronësi private për interesat e përgjithshme shoqërore;

Zhvillimin e procedurave të eksproprijimit, gjegjësisht anulimit të aktvendimeve të plotfuqishme rreth eksproprijimit në rastet kur plotësohen kushtet ligjore;

Zhvillimin e procedurave dhe marrjen e aktvendimeve, konkluzioneve për bartjen e së drejtës së shfrytëzimit të tokës ndërtimore dhe asaj bujqësore në pronësi shoqërore;

Zhvillimin e procedurave për kompensimin e tokave të eksproprijuara, vënien në posedim shfrytëzueseve të rinj;

Azhurimin e pronës në bazë të dokumenteve të verifikuara;

Mbrojtjen e pronës komunale nga uzurpimet e ndryshme.

 

LISTA E PRONAVE PUBLIKE TE KOMUNES SE SHTIMES