Republika e Kosoves

Shtime

Drejtoria për Prokurim Publik

 

     

 

Titulli:
Edukimi:
Email:
Vendbanimi:

 

  • BIOGRAFIA:

 

 

  • PËRGJEGJËSITË:

Të siguroj kërkesat e parashikuara të materialeve shpenzuese dhe jo-shpenzuese, përfshirë parashikimet e kostos, për secilin vit fiskal, nga të gjitha departamentet;

Në konsultim me të gjitha departamentet përgatit një plan vjetorë të prokurimit dhe vendos kërkesat sipas prioritetit. Kur është e mundshme siguron që artikujt e përdorimit të zakonshëm janë konsoliduar;

Siguron që mallrat, shërbimet dhe punët blihen në mënyrën më ekonomike, efikase dhe efektive;

Për aq sa mundet, siguron se ne specifikimet teknike nuk ka kufizime ne konkurrence;

Këshillon njësitë kërkuese, për metoda dhe praktika individuale të prokurimit;

Në bashkëpunim me Udhëheqësit e Njësive kërkuese, koordinon të gjitha dokumentet, specifikimet, TeR, Paramasat dhe Parallogaritë dhe vizatimet;

Përgatit dhe publikon njoftimet;

Përgatit dokumente parakualifikuese, dosje të tenderit, kushtet e kontratës, raportet e vlerësimit të tenderëve, dhënie e kontratës, etj, duke përdorur formularët standard të aprovuar;

Para fillimit të aktivitetit të prokurimit sigurohet qe DNPDF është e autorizuar me shkrim;

Organizon dhe menaxhon kuotimet dhe tenderët varësisht nga çmimi i parashikuar;

Organizon dhe menaxhon takimet para-ofertuese, hapjet e tenderëve dhe procesin e vlerësimit;

Rekomandon përbërjen e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Tenderëve;

Themelon Komisionin e Hapjes;

Participon në Negocime të Tenderëve dhe siguron rezultate të drejta;

Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, shqyrton propozimin për kontratë të rekomanduar nga komisioni vlerësues;

Pranon/refuzon rekomandimin e propozuar;

Përgatit dhe publikon dhënien e kontratave;

Nënshkruan kontratat pas rikonfirmimit që informatat financiare nuk kanë ndryshuar substancialisht (kontratat me vlera minimale që zhvillohen në Institucionet arsimore person i autorizuar të nënshkruaj një kontratë është Drejtori i Institucionit Arsimor);

Siguron që të regjistrohen te dhënat për pjesëmarrjen e OE-ve, procedurave dhe vendimeve të cilat janë marrë gjatë secilës fazë të procesit të prokurimit;

Monitoron Fletëporositë , dhe siguron që kopje të të gjitha kontratave dhe Fletëporosive të dërgohen në njësinë e financave;

Kur ndodhin mosmarrëveshje, dëme në mallra, dorëzime të tepërta ose të mangëta, dështim në performim ose komplikime tjera relevante, ruan te gjitha komunikimet dhe dëshmitë relevante te pranuara;

Përcjellë dështimet e kontraktorëve të cilët kanë dështuar të përmbushin obligimet e tyre kontraktuale kurdo që informohet nga Menaxheri i Projektit në lidhje me kompensimet e duhura, likuidimin e dëmeve dhe aranzhimin e anulimit të kontratave;

Mirëmban dhe arkivon të dhëna për prokurime; dhe

Prodhon një raport vjetor në fund të secilit vit fiskal per kontratat e nënshkruara.