Republika e Kosoves

Gjakovë

HISTORIKU

Historiku

Zona e Gjakovës ka qenë e banuar që nga koha antike. Një vendbanim Ilir ka ekzistuar disa kilometra në pjesën lindore të qytetit modern. Më vonë, qyteti i tregut të Gabuleos është zhvilluar si pjesë e strukturës së vendbanimit përgjatë rrugës romake “Via de Zenta”, e cila e lidhë Pejën me Prizrenin.

Gjakova e sotme është themeluar gjatë shekullit të 16-të, në udhëkryqin ndërmjet “Via de Zenta” dhe rrugës kryesore ndërmjet Shkodrës në Shqipëri dhe Kostandinopojës. Emri Gjakovë për herë të parë është përmendur në vitin 1574. Origjina e emrit vjen nga një tregtar i pasur, i quajtur Jak Vula: Jakova – livadhet e Jakut.

Koha e përparimit- zhvillimit, ndodhë në fund të shekulli të 16-të dhe fillimin e shekullit të 17-të, kur ky fshat u zhvillua në një qytet.

Pjesa e parë e qytetit ishte ndërtuar ndërmjet lumit Krena dhe kodrën të Çabratit. Lagja më e vjetër “Mëhalla e Hadumit” është vendosur përreth Xhamisë së Hadumi, e ndërtuar në vitin 1592/93. Më vonë qyteti është shtrirë në pjesën lindore. Në vitin 1662, kur përfaqësuesi tregtar Otoman ishte duke kaluar nëpër Gjakovë, ka regjistruar një qytet prej 2,000 banorësh.

Ndërtimi i urave të ndryshme ka mundësuar karvanët të kohës për ti kaluar lumenjtë që e përshkojnë këtë qytet. Ne vitin 1838 qyteti arrin të ketë me shumë se 20,000 banorë.

Qendra me e madhe e pazarit- zona e tregtisë, e shijon lulëzimin e zhvillimit ekonomik bazuar në tregtinë e lëkurës, zhvillimin e bujqësisë, dhe nga viti 1900, kjo qendër tregtare – Çarshia, ka më shumë se 1,000 ndërmarrje .

Pas Luftës së Parë Botërore, Kosova dhe Gjakova bëhen pjesë të shtetit të ri Jugosllav. Qyteti është shtrirë në drejtim të pjesës verilindore. Pas luftës së Dytë Botërore, një qendër e re e qytetit është ndërtuar në bregun lindor të lumit Krena. Janë ndërtuar shkolla, parqe dhe një spital.

Qyteti gjithashtu zhvillohej në një qendër industriale. Degët më të rëndësishme ishin: industria e përpunimit të metalit, tekstilit, materialit ndërtimorë, përpunimit të drurit si dhe industria e përpunimit të produkteve bujqësore. Si pasojë e presionit dhe masave të dhunshme gjatë viteve të 90-ta, industria pothuaj se paralizohet plotësisht.

Gjatë luftës në vitin 1999, Gjakova ishte një nga qytetet më të dëmtuar te Kosovës. Shumë ndërtesa në qendrën historike, duke e përfshirë edhe pazarin, ishin djegur në tërësi. Në Komunën e Gjakovës me 70 fshatra të djegura u dogjën 6200 shtëpi banimi dhe objekte të tjera përcjellëse, 47 objekte kulturore historike e fetare, 18 objekte shëndetësore, 23 shkolla dhe 80 për qind e infrastrukturës. Gjatë luftës ranë 180 dëshmorë, 609 të zhdukur, 645 viktima civile dhe 324 të burgosur. Shumica e ndërtesave të shkatërruara janë ndërtuar dhe riparuar.