Republika e Kosoves

Gjakovë

Përgjegjësitë

Zyra për Informim kujdeset për transparencën e qeverisjes kundrejt publikut.

Përcjellë të gjitha aktivitetet e Kryetarit të Komunës, Kuvendit Komunal, Drejtorive dhe Njësive tjera të Ekzutivit dhe kujdeset që t`i bëjë publike vendimet dhe qëndrimet e institucioneve komunale.

Merr pjesë në takimet e drejtpërdrejta të kryetarit të Komunës.

Përcjellë mbledhjet e Kuvendit, Komiteteve, Bordit të Drejtorëve.

Koordinon ndërlidhjen me shtypin përkitazi me çështjet që kanë të bëjnë me veprimtarinë e institucioneve komunale.

Koordinon zhvillimin dhe zbatimin e fushatave komunale për komunikim me publikun.

Ofron informata për politikat e zhvillimit komunal.

Njofton mediat për të gjitha takimet publike dhe konferencat.

Përgjigjet në kërkesat e mediave në lidhje me çështjet e komunës.

Mban kontakte me përfaqësues të mediave, shoqërinë civile dhe organizmat tjerë.

Bënë shoqërimin e përfaqësuesve të mediave brenda komunës dhe regjistron deklaratat e zyrtarëve komunalë dhënë përfaqësuesve të mediave.

Ndihmon udhëheqjen komunale në planifikimin dhe realizimin e fushatave të caktuara që kanë për qëllim dhënien e mesazheve të rëndësishme për qytetarët.

Ndërmjetëson në caktimin e intervistave të udhëheqësve komunalë për shtypin.

Njofton rregullisht udhëheqjen komunale për marrëdhëniet me shtypin dhe reagimet eventuale të tyre ndaj aktiviteteve në komunë.

Përgatit fletëpalosje, buletine, broshura etj.

Seleksionon dhe arkivon shkrimet e gazetave që kanë të bëjnë komunën.

Mirëmban dhe azhurnon webfaqen e Komunës, duke publikuar të gjitha njoftimet për mbledhjet, informatat nga takimet e Kryetarit të Komunës, Kuvendit të Komunës dhe trupave të tij, planet dhe raportet e Kuvendit të Komunës dhe trupave të tij

Bën publikimin e shpalljeve, konkurseve dhe tenderëve si dhe të gjitha informatat dhe publikimet tjera me rëndësi për qytetarët dhe opinionin e gjerë.