Republika e Kosoves

Malishevë

Kuvendi i Komunës së Malishevës miratoi Rregulloren për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba komunale për vitin 2024

2023/11/30 - 3:53

Sot, Kuvendi i Komunës së Malishevës e ka mbajtur mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme për këtë vit dhe në këtë mbledhje, kuvendi i ka marrë dy vendime, të rëndësishme për vitin 2024, pasi kanë miratuar rregulloren për taksa dhe ka formuar komisionin për hartimin e planit të punës për vitin e ardhshëm.

Pas diskutimeve të shumta, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, unanimisht e kanë votuar Rregulloren për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba komunale për vitin 2024.

Po ashtu, me vota unanime e kanë votuar edhe formimin e komisionit, për hartimin e planit të punës së kuvendit, për vitin në vijim.