Republika e Kosoves

Malishevë

Në Komunën e Malishevës situata e sigurisë e qetë

2022/10/27 - 11:33

Malishevë, 27 tetor

 

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i cili drejtohet nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe përgjegjës të tjerë për siguri, në mbledhjen e rregullt konkloduan se ”Duke u bazuar në të dhënat e raportuara nga ana e organeve përgjegjëse për siguri vlerësuan se ,në Komunën e Malishevës, situata e sigurisë paraqitet e qetë  dhe stabile.

 

Komandanti i stacionit  policor, në Malishevë, Azem Krasniqi, gjithashtu e ka vlerësuar të qetë situatën e sigurisë së përgjithshme, dhe ka bërë të ditur se krahasuar me vitet tjera,viti 2022, ka siguri më të lartë publike, në territorin e Komunës së  Malishevës.

 

Koordinatori i KKSB-së Halit Mazreku, tha se jemi të përgatitur për sezonin dimror.

 

Edhe diskutantë tjerë vlerësuan se situata e sigurisë është e mirë në përgjithësi.