Republika e Kosoves

Malishevë

Të shtunën  në Malishevë u  mbajt Olimpiada  e Matematikës

2023/11/27 - 4:28

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA), të shtunën ka organizuar mbajtjen e garave ” Olimpiada e Matematikës” në nivel komune, me nxënësit  e klasave të 7-ta,8-ta,9-ta,10-ta,11-ta dhe 12-ta, të cilat  u mbajtën në hapësirat  e  Gjimnazi” Hamdi Berisha” në Malishevë.

Në këtë garë, morën pjesë mbi 120 nxënës të shkollave të komunës së Malishevës.

Nxënësit e përzgjedhur nga kjo garë, më pas do të marrin pjesë në Olimpiadën e Matematikës të Kosovës (OMK 2023)  që  do  të  mbahet  më 23 dhjetor 2023 në Prishtinë, në lokalet e Gjimnazit të Specializuar Matematikor, në ora 10:00.

 

Sipas drejtoreshës së Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi kjo drejtori mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësit dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i  mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës. Drejtoresha Krasniqi, falënderon grupin e punës të përbërë nga profesorë të gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë.

Ekipi  zyrtar i nxënësve  të përzgjedhur për  klasat VII deri te klasa e XII do  të  përfaqësojnë komunën e Malishevës  në Olimpiadën e Matematikës të Kosovës 2023.