Republika e Kosoves

Podujevë

Drejtori

Agim Blakçori 

Datëlindja:17.06.1983

Vendbanimi:Letanc

Edukimi:Fakulteti Filozofik, Drejtimi Pedagogji

e_mail:agim.blakcori@rks-gov.net

Tel:038 200 41-004

Fushëveprimtaria e Drejtorisë

  • DKA-ja ushtron funksion dhe përgjegjësi në bazë të Ligjit lidhur me organizimin e arsimit për fëmijë dhe të rrituri duke filluar nga niveli: 0,1,2 dhe 3 dhe të rriturëve në Komunë;
  • Nxitë barazinë dhe mundësinë për të ndjekur arsimin parashkollor, parafillor, fillor, të mesëm të ulët dhe të mesem të lartë në Komunë, në zhvillimin dhe aftësimin e personelit në të gjitha aspektet e tjera të arsimit;
  • Respekton dhe nxit të drejtat e komuniteteve dhe anëtarëve të tyre
  • Nxitë bashkëpunimin midis mësuesve, prindërve, nxënësve dhe institucioneve arsimore, familjes dhe komunitetit
  • Bën regjistrimin e të dhënave personale të nxënësve në një format të miratuar nga MASH-ti;
  • Bashkpunon ngusht me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë në interes dhe bashkëveprim në mes dy palëve në interes të nxënësve;
  • Planifikon zhvillimin e arsimit parashkollor fillor dhe të mesëm në Komunë, në konsultim me MASHT-in dhe komunat të tjera;
  • Në marrëveshje me MASHT-in, miraton rregullat për themelimin, shkrirjen, ndarjen dhe mbylljen e institucioneve arsimore me fonde publike të niveleve 0,1,2 dhe 3 në Komunë;
  • Rregullon se cilat shkolla i përkasin zonave specifike të mbulimin në komunë;
  • Bën mirëmbajtjen dhe riparimin e ndërtesave dhe pajisjeve të institucioneve arsimore me fonde publike si, mirëqenien fizike të nxënësve duke përfshirë me ujë të freskët, ambient të shëndetshëm, ambient rrethues nëpër shkolla;
  • Nxit, në bashkëpunim me MASHT-in, politikën shoqërore dhe objektivat e shëndetit publik nëpërmjet aktiviteteve shkollore dhe jashtëshkollore, duke përfshirë programe për sigurimin në rrugë, fusha dhe shëndetin e nxënësve duke ju shmangur sëmurjeve ngjitëse si dhe aksionit kundër duhanit dhe drogës;
  • Miratimin e pushimeve lokale të shkollës;
  • Miratimin e rregullave të shkollës;
  • Punësimin dhe pagat për mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave të komunës;
  • Shqyrton masat lidhur me ankesat e nxënësve;
  • Angazhohet për realizimin e arsimit special në konsultim me MASHT-in për nxënës me nevoja të veçanta;
  • Miraton rregullat për sjelljen dhe disiplinën e nxënësve të shkollave;