Republika e Kosoves

Podujevë

Drejtori

VIGAN SALIHU

Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural

Datëlindja:17.12.1993

Vendbanimi:Dumnicë e Poshtme

Edukimi:Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë

e-mail:vigan.salihu@rks-gov.net

Tel:038 200-41 012

Fushëveprimtaria e Drejtorisë
  • Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural përcjell dhe zbaton politika zhvillimore të bujqësisë dhe zhvillimit,koordinon dhe mbikëqyre punët ne bujqësi dhe shoqatat e fermerëve.
  • Përgatit planet vjetore të zhvillimit dhe të prodhimtarisë si dhe përcjell realizimin e këtyre planeve.
  • Përgatit raporte dhe informata lidhur me prodhimtarin bujqësore siç janë : Mbjelljet pranverore , mbjelljet vjeshtore korrjet dhe realizimi i të gjitha të mirave bujqësore.
  • Përcjell zhvillimet dhe krijon pasqyra tabelore statistikore si dhe mban evidencën e të arriturave shkencore në prodhimtarinë e bujqësisë si dhe udhëheq evidencën mbi numrin e bagëtive sipas llojit .
  • Përcjell vëllimin fizik të prodhimit sipas degëve në bujqësi .
  • Përcjell dhe merr pjesë në realizimin e planeve vjetore dhe afate mesme të zhvillimit të blegtorisë dhe lavërtarisë si dhe përgatit analiza dhe informata.
  • Përcjell dhe punon në ngritjen e minifermave të reja.
  • Propozon dhe përcjell realizimin e programit të mbrojtjes shëndetësore të bagëtive dhe propozon masa veterinare sanitare për mbrojtjen e tyre nga sëmundjet e ndryshme .
  • Zbaton rregullativën ligjore nga lëmi e bujqësisë si dhe propozon vendime dhe rregullore bordit të drejtorëve dhe Kuvendit të komunës për miratim .
  • Përcjell dhe merr pjesë në hartimin e planeve dhe programeve për mbrojtjen dhe zhvillimin e pyjeve në territorin e komunës .
  • Propozon dhe harton plane për ripyllëzim .