Republika e Kosoves

Podujevë

Drejtori

Isuf Latifi

I lindur më 25.09.1961

Vendbanimi: Dobratin

Pozita: Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa

Tel: 038 200-41 003

e_mail:isuf.latifi@rks-gov.net

 

Edukimi: Fakulteti Ekonomik

Karriera e punës:

Në periudhën 1992-1999 ishte inkasant në Këshillin për Financim të institucioneve paralele të Kosovës, si dhe kryetar i Nënkëshillit të vetëfinancimit për aktivet Bradash, Dobratin dhe Bajçinë.

Punëtor në arsim gjatë vitete ’90-ta, 2000-2001. I punësuar në Shoqatën Bamirëse Amerikane ‘VVAF’ 2001-2003, punëtor arsimi 2003-2006, i punësuar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Finnancave -Departamenti i Thesarit.

Në prill të viti 2006 drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa ku në këtë pozitë qëndroi një vit për t’u kthyer prapë në MEF – thesar ku punoi deri në shkurt të virti 2010, kur u emërua sërish drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Podujevës.

Aktualisht drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa.

Karriera politike: Anëtar i LDK-së -Dega në Podujevë prej themelimit, anëtar i kryesisë së aktivit në fshatin Dobratin, anëtar i kryesisë së nëndegës së LDK-së në fshatin Bajçinë, kryetar i komitetit të fshatit Dobratin gjatë viteve 2002 -2004. Aktualisht anëtar i kryesisë së LDK-së në Podujevë.

 

 

Fushëveprimtaria e Drejtorisë

  • Veprimtaria e Drejtorisë për Buxhet e Financa,  është mbështetur  në kompetencat e  përcaktuar me Ligjin për Menaxhimin e Financava  Publike, Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal,Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës dhe implementimin e rregulloreve të aprovuara në Kuvendin e Komunës si dhe në bazë të instruksioneve financiare të aprovuara nga MEF-i dhe plan programeve të punës së drejtorisë.
  • Drejtoria për Buxhet e Financa  është përgjegjëse për:
  • Përgatitjen e buxhetit .
  • Përgatitjen e bazës ligjore për realizimin e buxhetit të planifikuar.
  • Menaxhimin dhe ekzekutimin e buxhetit.
  • Përgatitjen e dinamikës së shpenzimit të buxhetit.
  • Rishikimin e buxhetit.
  • Menaxhimin e fondeve dhe monitorimin  e sistemit në procesin e ekzekutimit të buxhetit.
  • Transferi i mjeteve vetanake dhe donatorëve në B.K.K.
  •  Alokimin e mjeteve dhe zotimin e tyre sipas prioriteteve të caktuara.
  • Barazimin e të hyrave vetanake dhe shpenzimeve me Dep. e Thesarit.
  • Menaxhimin e shpenzimeve.
  • Përgatitjen e pasqyrave financiare për MEF- in.
  • Përgatitjen e raportit financiar për Kuvendin e Komunës.
  • Bënë identifikimin , klasifikimin dhe vlerësimin e pronës në teritorin e Komunës.
  • Ndihmon dhe këshillon komunitetin e biznesit në lëmin e tatimeve , taksave dhe obligimeve tjera ndaj Komunës.
  • Struktura organizative e Drejtorisë:
  •          Sektori i buxhetit
  •          Sektori i thesarit
  •          Sektori i tatimit në pronë