Republika e Kosoves

Podujevë

Drejtori

LEUTRIM KRASNIQI

Drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit

Datëlindja: 02.05.1992

Vendbanimi: Majac

Edukimi: Master i Shkencave të Gjeografisë

e-mail:leutrim.krasniqi@rks-gov.net

e-mail:leutrimkrasniqi14@yahoo.com

Tel:038 200 41-006 ; Mob.049 871 455

Ka përfunduar studimet e nivelit Bachelor dhe Master në “Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore” pranë departamentit të Gjeografisë. Një pjesë të studimeve Master i kreu në “Institutin e Gjeografisë dhe Kërkimeve Regjionale” në Graz, Austri. Njëashtu, në tetor të vitit 2021, përfundon programin “Climate modelling: Energy Balance Models”, përmes mësimit në distancë në Justus Liebig University Giessen, Gjermani. Është i çertifikuar si ekspert i GIS-it, për analizën e të dhënave gjeohapësniore dhe marrjen e vendimeve adekuate.

Përvoja e tij profesionale numëron më se 6 vite në pjesëmarrje të projekteve, si: “Harta e zhurmës për zonën urbane në Prishtinë”, “Strategjia e zhvillimit të turizmit në komunën e Skenderajt”, “Plani i menaxhimit për Peizazhin e mbrojtur Gërmia”, “Modernizimi i planifikimit hapësinor në komunën e Prishtinës”, “Implementimi dhe zbatimi i planifikimit hapësinor rural në Kosovë”, “Projekti i zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës”, ”Leksikoni i vendbanimeve të Kosovës”, etj. Poashtu, ka qenë i angazhuar për dy vite si mësimdhënës në shkollën fillore dhe të mesme “Zenit”.

Puna e tij hulumtuese dëshmohet me publikimet shkencore në disa revista ndërkombëtare. Veçohet për profesionalizëm, maturi, motivim dhe thjeshtësi.