Republika e Kosoves

Skënderaj

Sektori i kulturës

Në kuadër të Sektorit të Kulturës funksionojnë: Muzeu dhe Arkivi, institucione kompetente në fushat përkatëse. Po ashtu ky sektor mbikqyrë dhe ndihmon funksionimin e Ansamblit Drenica, teatrove amatore që veprojnë në Komunën e Skenderajt, kujdeset në kuadër të kompetencave për trashëgiminë kulturore. Ky Sektor merret me organizimet kulturore dhe mbikqyrë aktivitetet në këtë fushë.

Bazuar në nenin 10 të ligjit 02/L-75 për institucionet e kulturës, organi kompetent i komunës, institucionit, mundë t’ia bartë kompetencat e veprimtarisë për të cilën është themeluar.
Bazuar në nenin 12.2 institucioni publik i kulturës themelohet nga Kuvendi i Komunës, me vendim.

Bazuar ne nenin 12.3 për institucionet e kulturës thuhet se po qe se institucionin e themelojnë dy apo me shumë komuna, aktin mbi themelimin e nxjerrin komunat e interesuara në formë të marrveshjes me të cilën përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella në pajtim me ligjin.

Brenda ligjeve aplikative që e rregullojnë sektorin, komunat do ti menaxhojnë resurset lokale kulturore duke përfshirë muzet lokale dhe resurset e trashëgimisë kulturore.

Komuna do ti rregullojë kinematë publike dhe xhirimet  kinomatografike në territorin e saj në pajtueshmëri me ligjin 2004/22 të Kuvendit të Kosovës mbi kinematografinë.

Komuna do ti rregullojë dhe do t’i mirëmbajë arkivat konform ligjit të Kuvendit të Kosovës 2003/7 mbi lëndën arkivore dhe arkivin.

Komuna do të themelojë dhe do të operojë me bibliotekat publike brenda territorit të saj

Në pajtuëshmeri me Ligjin e Kuvendit të Kosovës 2003/6 mbi bibliotekat.

Komuna di t’i mbështes aktivitetet teatrale brenda territorit të saj në pajtuëshmeri me Ligjin e Kuvednit të Kosovës 02/L-12 që rregullon funksionimin e veprimtarisë teatrore.

Qendra e artit dhe të kulturës të themeluara në pajtueshmëri me Kaptinën 8 të Ligjit të Kuvendit të Kosovës 02/L-12 do të udhëheqet nga komuna në të cilën gjindet.

Për çdo vit komuna do ta bëjë publike shumën e buxhetit të disponueshëm në territorin e saj për përgatitjen e aktiviteteve kulturore duke përfshirë paratë e granteve që janë në dispozicion të personave të kualifikuar dhe t’i vendosin rregulloret për dorëzimin e aplikacioneve të granteve dhe dhurimit të granteve.

Të udhëheq në mënyrë të drejtë me tatër, bibliotekë, arkiv, stadiumin e qytetit, palestrën e sporteve.

Të kujdeset edhe për formacione të tjera nga  kultura, rinia, e sporti që nuk kanë hapësirë e kushte pune.

Të organizojë dhe shenojë data me rëndësi historike kur kërkohet;

Të organizojë debate për zhvillim dhe avancim të kulturës;
Të rishqyrtojë raporte kontraktuese në ledhje me objektet e kulturës;

Të grumbullojë shënime faktike për të arriturat në kulturë,

Të bashkëpunojë ngushtë dhe të raportojë për punën e vet Kryetarit të Komunës

Komitetit për Arësim, Kulturë, Rini dhe Sport kurdo që këkohet;

Të bashkëpunojë me drejtorin në nivel qendror mga fushë veprimtaria e kulturore këshilltarët nga këto fushë veprimtari .

Të bëjë regjistrimin e grupeve, klubeve, kuvendeve  etj.