Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Pozita gjeografike

Gjeografia e Hanit të Elezit

Hani i Elezit ndodhet në pjesën juglindore të Kosovës afër kufirit me Maqedoninë.

Gjendet në mes të Bjeshkëve të Sharrit në perëndim si bjeshkë të reja të formuara përmes orogjenezës alpine (kenozoike) dhe Bjeshkëve të Karadakut (Bjeshkët Rodope -1218m) në lindje të formuara nëpërmjet orogjenezës hircine (paleozoike).

Komuna përbëhet nga dhjetë fshatra dhe qytetin e Hanit të Elezit. Fshatrat janë të shpërndara në të dy anët e qytetit.

Hani i Elezit është një rajon malor që karakterizohet nga bimësia e drunjtë kryesisht me origjinë nga malet me bimësi lisi, si dhe vegjetacioni barishtor që është më e lartë në fusha dhe i paktë në sasi në male. Pjesët e bjeshkëve të ekspozuara drejt jugut absorbojnë më shumë energji diellore, duke krijuar një klimë të ngrohtë dhe ku bora shkrin më shpejtë. Këto kushte janë ideale për kultivimin vegjetativ. Si krahasim, ana veriore e kodrave mbetet kryesisht e mbuluar me borë deri vonë në stinën e pranverës.

Qyteti ka lidhje rrugore me fshatrat përreth, si: Krivenik, Gorancë, Rezhancë, Pustenik, Paldenicë, Secishtë, Dimcë, Dremjak, Neqafc dhe Vërtomicë. Fshatrat në Han të Elezit gjenden në të dy anët e lumit Lepenc dhe janë të lidhura me rrugët e asfaltuara.

Rajoni i Hanit të Elezit ka formën e një modeli të zgjatur veriperëndim-juglindje, është rreth 6.5km i gjatë dhe ka një sipërfaqe prej përafërsisht 82.95km2 ose 8294.37.53ha (0,77% të territorit të Kosovës), duke përfshirë edhe fshatrat përreth. Pjesa më veriore e territorit është lagja e Pustenikut Kashani dhe duke vazhduar në jug arrin në kep të Fangjit në Maqedoni.

Bjeshkët e Karadakut të Shkupit shtrihen në lindje, dhe Bjeshkët e Sharrit shtrihen në perëndim.

Vendbanimi i Hanit të Elezit është në një vend ideal gjeografik pasi që prek rrugën kryesore nga Prishtina në Shkup. Është pikë kufitare dhe industria është shumë e zhvilluar dhe e njohur jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë vendit.

Në pjesën jugore të Hanit të Elezit gjendet pika kufitare që ndan territorin e Kosovës me Maqedoninë. Kjo është një pikë kyçe për rajonin dhe Kosovën, pasi që shumica e transportit të mallrave, kryhet nëpërmjet kësaj pike kufitare. Rruga që lidh dy pikat kufitare (Hani i Elezit dhe Glloboçicë) gjithashtu kalon përmes territorit. Rruga është 13km e gjatë dhe e asfaltuar dhe është më e përshtatshme sesa rruga që kalon nëpër malet e Sharrit nga veriu, e cila ka 52km më shumë.

Rruga përmes Hanit të Elezit ndjek pjesën perëndimore të territorit, duke kaluar nëpër fshatin Gorancë dhe arrin në Glloboçicë si një pikë kufitare alternative.

Prania e bjeshkëve në lindje dhe perëndim të komunës do të thotë se lidhjet kryesore me rajonet tjera janë realizuar nëpërmjet luginës së Lepencit.

Lumi Lepenc kalon përmes maleve duke formuar Grykën e Kaçanikut. Rruga Magjistrale Prishtinë -Shkup rreth 12 km e gjatë ne territorin e Hanit të Elezit, që kalon përmes Grykës së Kaçanikut, lidh Hanit të Elezit me komunën veriore të Kaçanikut dhe më tej. Më në Jug të Luginës së Lepencit është pika kufitare që lidh Kosovën me shtetet tjera të Ballkanit dhe Evropës.