Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Sipërfaqja

Qyteza e Hanit të Elezit ndodhet në pjesën juglindore të Kosovës afër kufirit me Maqedoninë. Shtrihet në luginën e Lumit Lepenc në mes të Bjeshkëve të Sharrit në perëndim dhe Bjeshkëve të Karadakut në lindje. Si Komunë, Hani i Elezit ka edhe dhjetë fshatra të shpërndara në të dy anët e qytetit duke formuar një model të zgjatur veriperëndim-juglindje i cili është rreth 6.5km i gjatë me një sipërfaqe prej 82.95km2 ose 8294.37.53ha (0,77% të territorit të Kosovës).