Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Drejtori Shabani priti në takim drejtorët e institucioneve shëndetësore të Mitrovicës

2024/04/18 - 4:43

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, dr. Fahri Shabani, sot gjatë ditës, ka mbajtur një takim të përbashkët me menaxhmentin e Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” të kryesuar nga U.D. e Drejtores Ekzekutive, Dr.Laura Nushi dhe menaxhmentin e QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni” të kryesuar nga drejtori i QKMF-së, Dr. Fevzi Sylejmani.
Gjatë këtij takimi u diskuta lidhur me bashkëpunimin dhe koordinmin rreth ofrimit të shërbimeve shëndetësore për banorët e Komunës së Mitrovicës.
Me theks të veçant u diskuta, lidhur me ofrimin e shërbimeve pediatrike, ku u vendos që shërbimet mjekësore, për fëmijët nga mosha 0 deri në 6 vjet, do të ofrohen nga reparti i pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm, pa pasur nevojë për marrje të udhëzimit nga mjeku familjar, kurse fëmijet mbi 6 vjet shërbimet shëndetësore do ti marrin nga mjeku familjar (në QKMF, QMF, apo AMF) e pastaj sipas nevojës me udhëzim nga mjeku familjar mund të dërgohen në repartin e Pediatrisë apo ndonjë repart tjetër specialistik,varësisht nga problematikat shëndetësore.
Drejtori Shabani, në fund të takimit i falënderoi udhëheqësit e dy institucioneve shëndetësore për punën, bashkëpunimin dhe koordinimin e treguar, deri më tash dhe shprehu bindjen që ky bashkëpunim i mirë do të vazhdojë, me qëllim që të gjithë qytetarët të marrin shërbime shëndetësore sa më cilësore, efikase dhe të sigurta.