Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Bedri HAMZA

Bedri Hamza u lind me 8 Nëntor 1963 në Klinë të Epërme.

Ai ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës në vitin1987, është Magjistër i Ekonomisë dhe Kandidat për PhD në Universitetin e Tiranës.

Bedri Hamza ka filluar punën si Shef i Kontabilitetit dhe Financave në Metalurgjinë e Plumbit, në “Trepçë” në vitet 1987 – 1990 si dhe ka mbajtur pozita të ndryshme në biznese private (1990-1998).

Ka qenë drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Kuvendin Komunal të Mitrovicës (2000 – 2003); zëvendës Ministër për Ekonomi dhe Financa, Qeveria e Kosovës (2008 – 2011); Ministër i Financave, Qeveria e Kosovës ( 2011 – 2013); Guvernator i Bankës Qendrore ( 26/03/2013 – 09/2017 ); Ministër i Financave , Qeveria e Kosovës ( 2017 – 2020 ); Deputet në Parlamentin e Kosovës(2020).

Shef i Grupit Parlamentar dhe kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike si dhe Anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa.

Nënkryetar i Kuvendit të Republikës se Kosovës (Shkurt 2021- Tetor 2021).

Profesor në Universitetin AAB në Prishtinë që nga viti 2017 e tutje, ku ligjëron lëndët: Macroekonomi 2 dhe Menaxhment Bankar.

Pas fitores si Kryetar Komune në zgjedhjet e Tetorit 2021, hoqi dorë nga mandati i deputetit.

Detyrën e Kryetarit të Komunës e mori me 26 Nëntor 2021.

Ky është mandati i tij i parë si kryetar Komune në Mitrovicë.

Nga gjuhët e huaja flet Gjuhën Angleze dhe Gjuhën Serbo-Kroate.

Bedri Hamza jeton në Mitrovicë, është i martuar dhe ka tre fëmijë.

 

CV e kryetarit Bedri HAMZA