Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Sekretaria e Kuvendit të Komunës

Sekretaria e Kuvendit  të Komunës do jetë përgjegjëse veçanërisht për këto detyra:

  1. Roli i Sekretarisë së Kuvendit është në dhënien e shërbimit profesional për anëtarët e Kuvendit, komisionet, komitetet dhe trupat tjera të themeluar nga Kuvend i Komunës.
  2. Sekretaria e Kuvendit është një zyre profesionale që për Kuvendin, komisionet, komitetet dhe trupat tjera te themeluara nga Kuvendi, kryen këto detyra dhe është përgjegjëse për:
  • Përgatitë ftesën dhe rendin e ditës për mbledhje në aspektin teknik, gjuhësor pas pranimit të pikave të propozuara nga kryetari dhe kryesuesi;
  • Shpërndan materialin në mënyrë elektronike dhe fizike;
  • Mban procesverbal për mbledhje të Kuvendit, komiteteve të përhershme dhe grupet punuese të themeluara nga Kuvendi;
  • Bën përkthimin e dokumenteve në gjuhë zyrtare, lekturimin si dhe arkivimin e tyre;
  • Jep këshilla profesionale në raport me temat që trajtohen;
  • Bën hartimin e statuteve, vendimeve, rregulloreve dhe akteve tjera juridike duke u kujdesur për teknikën e hartimit të tyre në bashkëpunim dhe konsultë me drejtorët e drejtorive;
  • Konstaton kuorumin e nevojshëm për fillimin e mbajtjes së mbledhjeve si dhe bën numërimin e votave gjatë çdo procesi vendimmarrës;
  • Kujdeset që dërgimi i akteve të procedohet për shqyrtim të ligjshmërisë brenda afateve ligjore në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal;
  • Pas konfirmimit të ligjshmërisë së akteve të Kuvendit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, bënë publikimin e tyre në gjuhët zyrtare në ueb faqen e Komunës.
  • Koordinon pyetjet dhe kërkesat shtesë nga anëtarët e Kuvendit, komitetit, komisionit apo trupave tjera të themeluar nga Kuvendi për kërkesat që janë objekt shqyrtimi.
  1. Sekretaria e Kuvendit shërben edhe si zyre profesionale ndërlidhëse me Ekzekutivin e Komunës, qytetarët dhe palët tjera të interesuara për kërkesa që adresohen në Kuvend, komitete, komisione apo trupa tjera të themeluar nga Kuvendi:
  • Pranon kërkesat që dërgohen nga Zyra e Kryetarit të Komunës, drejtoritë, qytetarët dhe palët tjera të interesuar;
  • Njofton palët për plotësimin e dokumentacionit dhe materialeve shtesë të nevojshme në harmoni me LVL-në;
  • Njofton parashtruesit e kërkesave se kur do shqyrtohen kërkesat në Kuvend, komitete, komisione apo trupa tjera të themeluar nga Kuvendi;
  • Njofton palët lidhur me afatin e dhënies së përgjegjës;
  • Njofton palët se a është e nevojshme prania fizike në mbledhje për të dhënë sqarime;
  • Njofton palët për epilogun e kërkesave si dhe ju dërgon përgjigjen në harmoni me LVL-në.