Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Drejtoria e Planifikimit dhe Urbanizmit

Drejtoria e Planifikimit dhe Urbanizmit do të jetë përgjegjëse për performancën e detyrave si në vijim:

  1. Planifikon zhvillimin hapësinor dhe urbanistik, përcjellë dhe studion zhvillimin hapësinor të Komunës. (sipas metodologjisë bashkëkohore);
  2. Harton programe, planin zhvillimor të Komunës, planin zhvillimor urban, dhe Planet rregulluese urbane të vendbanimeve dhe tërësive tjera;
  3. Në procesin e hartimit të planeve hapësinore, bashkëpunon dhe sinkronizohet me të gjitha subjektet pjesëmarrëse në planifikimin dhe zhvillimin e qytetit dhe Komunës;
  4. Përgatit plane të detajuara urbanistike, projektet urbanistiko arkitektonike për lagje dhe tërësi të caktuara të qytetit dhe Komunës;
  5. Harton programe-detyra projektuese me ndihmën e ekspertëve të përzgjedhur për organizimin e konkurseve urbanistiko – arkitektonike në nivel vendor dhe ndërkombëtar;
  6. Përgatit dhe ofron informacione bazë dhe dokumente për përgatitjen, miratimin apo ndryshimin e planeve hapësinore, urbanistike, rregulluese dhe planeve të detajuara të qytetit dhe të Komunës;
  7. Përcakton kushtet urbanistike dhe arkitektonike për hartimin e dokumentacioneve investivo-teknike për ndërtimin e objekteve lidhur me realizimin e projekteve kryesore urbanistike dhe zgjedhjet e tyre arkitektonike;
  8. Propozon dhe miraton kriteret për vendosjen e objekteve të përkohshme, pajisjeve dhe elementeve mikro-urbane në territorin e qytetit dhe Komunës;
  9. Jep pëlqime për ndërtimin e objekteve të rëndësisë lokale dhe zhvillimeve të tjera;
  10. Organizon dhe kontrollon dokumentacionin teknik;
  11. Organizon dhe cakton grupin profesional për mbikëqyrje , pranime teknike të objekteve ndërtimore dhe shërbime tjera përkatëse;
  12. Lëshon vërtetime për gjendjen e objekteve të ekzekutuara;
  13. Konstaton dhe delegon informatat për objektet e ndërtuara në mospërputhje me ligjet ndërtimore, standardet dhe dokumentacionet urbanistike në fuqi;
  14. Jep leje për përdorimin e objekteve të përfunduara;
  15. Bashkëpunon me subjektet përkatëse komunale në fushën e rregullimit të tokës ndërtimore;
  16. Propozon krijimin e zonave të tokës së ndërtimit dhe përpunon lokacionet për dhënien  e tokës për shfrytëzim;
  17. Përgatit propozimet e rregulloreve dhe akteve tjera nga lëmi i ndërtimit, planifikimit, projektimit dhe rregullimit hapësinor;
  18. Udhëzon dhe orienton subjektet nga fusha e ndërtimit, bashkëpunon me subjektet udhëheqëse dhe personat juridik nga fusha e ndërtimit, ofron të dhënat dhe informata të tjera bazike profesionale të nevojshme, për punën e udhëheqjes komunale;
  19. Koordinon dhe kryen punët procedurale nga lëmi i ndërtimit;
  20. Harton projekt programin për vlerësimin e gjendjes ekzistuese të tokës ndërtimore të Komunës;
  21. Propozon dhe zbaton programin e veçantë për rregullimin e gjendjes ekzistuese të tokës ndërtimore të Komunës;
  22. Organizon dhe trajnon grupet profesionale dhe kapacitetet njerëzore për procedurën e legalizimit. Organizon dhe cakton grupin profesional për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave (dokumentacioneve) për legalizim;
  23. Organizon dhe cakton grupin profesional për vlerësimin e objekteve ilegale;
  24. Konstaton dhe delegon informatat për objektet e ndërtuara në mospërputhje me ligjet ndërtimore, standardet, dokumentacionet urbanistike në fuqi dhe veçmas me rregulloren dhe manualin për legalizim;
  25. Shqyrton – harton programe për ndërtimin e infrastrukturës dhe objekteve kapitale në tërësitë hapësinore ilegale;
  26. Bashkëpunon me subjektet përkatëse komunale në fushën e rregullimit të tokës   ndërtimore dhe me të gjitha subjektet tjera përkatëse;
  27. Koordinon dhe kryen punët procedurale nga lëmi i ndërtimeve ilegale;
  28. Kryen detyra të tjera në pajtim me dispozitat ligjore, akte nënligjore dhe rregullore komunale dhe të deleguara.