Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Fillojnë vizitat sistematike mjekësore për nxënësit e klasave të para

2024/05/23 - 2:13

Drejtoria e Shëndetësisë njofton se nga nesër fillojnë vizitat sistematike mjekësore për nxënësit e klasave të para të shkollave të Mitrovicës.
Ky projekt është pjesë e planit të punës së Drejtorisë për Shëndetësi dhe realizohet nga ekipet mjekësore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” të Mitrovicës në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Arsim, drejtorët e mësimdhënësit e shkollave dhe Këshillin e Prindërve.
Sot në Sallën e trajnimeve të QKMF-së është mbajtur një punëtori lidhur me të gjithë rrjedhën e procesit të punës gjatë vizitave sistematike. Në këtë punëtori kanë marrë pjesë të gjithë zyrtarët dhe profesionistët shëndetësorë që do të marrin pjesë në këtë projekt.
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Dr.Fahri Shabani në fjalën e tij përshëndetëse pasi foli për rëndësinë e madhe që ka ky projekt falënderoi të gjithë zyrtarët dhe profesionistët shëndetësorë që po punojnë në zbatimin e këtij projekti i cili do të zhvillohet çdo vit nga Drejtoria për Shëndetësi.
Nesër do të fillohet me vizitat sistematike mjekësore në tri shkolla: ShFMU “Fazli Greiçevci”, ShFMU “Abdullah Shabani” dhe ShFMU “Bedri Gjina”.