Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Janë ekzekutuar mjetet për subvencionim për shpenzimet për barna dhe trajtime mjekësore për 400 qytetarë

2024/04/19 - 4:44

Komisioni i Drejtorisë për Shëndetësi, ka shqyrtuar mbi 1200 kërkesa të qytetarëve, të cilët kanë aplikuar për ndihmë financiare për shpenzimet për barna dhe trajtime mjekësore,bazuar në Rregulloren Komunale për ndarjen e Subvencioneve dhe Granteve.
Janë aprovuar 983 kërkesa të cilët kanë plotësuar kriteret e përcaktuara nga kjo rregullore, duke pasur prioritet qytetarët me sëmundje kanceroze dhe sëmundje tjera të rënda si dhe qytetarët në asistencë sociale e që janë diagnostikuar me sëmundje të ndryshme.
Sot janë ekzekutuar mjetet financiare për 400 qytetarë përfitues në vlerën totale prej 43,000.00 euro.
Ndërsa për 583 qytetarë të tjerë përfitues ekzekutimi i mjeteve në vlerë totale 57, 000 euro do të realizohet në javët e ardhshme, sipas radhës së aplikimit.
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi Dr.Fahri Shabani deklaroi se këto mjete në vlerë totale prej 100 000 euro janë siguruar nga kategoria e subvencioneve e buxhetit komunal për shëndetësi, për vitin 2024 dhe vijnë nga të hyrat vetanake të Komunës së Mitrovicës.
Drejtori Shabani tha se shpresojmë se këto mjete sa do pak do t’i ndihmojnë qytetarët që janë në nevojë dhe shtoi se numri i qytetarëve që kanë nevojë për mbështetje financiare për shpenzime mjekësore është i madh.