Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

KB ”Trepça” shpallet kampione e Kosovës në basketboll

2024/05/24 - 1:11

Pas 12 vitesh të përkushtimit dhe punës së palodhshme, KB “Trepça” është shpallur kampione e Kosovës në basketboll.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, ka uruar Trepçën, e cila mbrëmë është shpallur kampione e Kosovës në basketboll.
“Jam i lumtur që klubin e zemrës e ripozicionuam sërish ku e ka vendin, si kampion, në krye të basketbollit të Kosovës. Suksesi, si në sport, si në punë, si në politikë, kurrë nuk vjen rastësisht. Mbështetja është gjithnjë jetike”, është shprehur kryetari Hamza.
Ai më tutje shtoj se me zemër të madhe, me dashurinë që vlon brenda nesh për klubin, me pasion, me trajnim, me motivim, Mitrovicën e kemi bërë kryeqytet të basketbollit.
Mitrovicën dhe Trepçën i uroj për titullin. Ndërsa, Suharekën dhe Yllin, për lojën e mirë.