Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Komunikatë lidhur me dëmet në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Mitrovicë

2024/03/15 - 12:39

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës znj. Drita Kadriu, pas shqetësimeve të ngritura nga prindërit dhe mësimdhënësit e ShFMU “Ismail Qemali”, (Shkolla Model e ndërtuar nga MAShT), lidhur me sigurinë e nxënësve si pasoj e plasaritjeve, rrjedhjes së ujit nga kulmi, lagështisë dhe dëmeve të tjera, menjëherë ka takuar drejtoreshën e ShFMU “Ismail Qemali” dhe Këshillin Drejtues të Shkollës (KDSh).
Gjatë këtij takimi është diskutuar për shqetësimet e ngritura, me ç ‘rast drejtoresha Kadriu ndau shqetësimin me të pranishmit dhe kërkoj nga ta që të ruajnë qetësinë duke i njoftuar edhe me veprimet që do të merren nga niveli komunal, ku inspektorët komunal me të marr informatën kanë dal në teren për të raportuar përkitazi me gjendjen e këtij objekti.
Pasi inspektorët e ndërtimit komunal e kanë inspektuar shkollën në fjalë është hartuar edhe një procesverbal, mbi bazën e të cilit kryetari i komunës, z. Bedri Hamza menjëherë ka formuar një komision për verifikimin e gjendjes faktike në objektin e shkollës “Ismail Qemali”. Komision ky që do të bëj evidentimin e dëmeve të shkaktuara si dhe vlerën totale të dëmeve
.
Me këtë rast, Drejtoria e Arsimit ka njoftuar MAShTI-in për të kërkuar informata shtesë, ngase ky objekt është projektuar, financuar, ndërtuar dhe menaxhuar gjatë ndërtimit nga MAShTI.
DKA në Mitrovicë është e përkushtuar që procesi i mësimit të vazhdojë në një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin e shkollës.