Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Mbahet mbledhja e 29- të e Kuvendit Komunal të Mitrovicës

2024/03/12 - 3:02

Nën drejtimin e kryesueses, znj. Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, z. Bedri Hamza, nënkryetarit, z. Arian Tahiri, asamblistëve dhe drejtorëve komunal, sot është mbajtur seanca e 29-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.
Në fillim të kësaj seance, kryesuesja znj. Broja, propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast këshilltarët komunal me shumicë votash aprovuan rendin e ditës të thirrur për këtë seancë.
Në vazhdim u miratuan këto pika: Miratimi i procesverbaleve nga dy mbledhjet e kaluara; Plani i Punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2024; Projekt-Plani i veprimit për parandalimin e braktisjes dhe mosregjistrimit të shkollës 2024-2026.
Ndërsa pikat e rendit të ditës; Projekt-Plani komunal për shërbime sociale në Komunën e Mitrovicës së Jugut; Kërkesa e Sindikatës së të Punësuarve në Komunën e Mitrovicës për mbështetje financiare dhe Raport i Punës së Drejtorisë për Shëndetësi për periudhën janar-dhjetor 2023 do të diskutohen në mbledhjen e radhës.