Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Mbahet orë letrare kushtuar shkrimtarit Ymer Elshani

2024/05/03 - 9:16

Nën përkujdesjen e Drejtorisë Komunale të Arsimit e në bashkëpunim me mësimdhënës të shkollave, sot në Mitrovicë u mbajt orë letrare kushtuar shkrimtarit të njohur për fëmijë, Ymer Elshani.
Pjesëmarrës në këtë orë letrare, ishin drejtoresha e DKA-së, znj.Drita Kadriu, mësimdhënës të gjuhës shqipe, nxënës, ndërsa hijeshinë e këtij eventi ja dha vet pjesëmarrja e vajzës së poetit, znj. Teuta Elshani.
Me një fjale hyrëse, lidhur me rëndësinë e organizimit të kësaj ore letrare, foli znj. Kadriu, e cila falënderojë arsimtarët e gjuhës shqipe Flora Peci, Elona Pozhegu dhe Adelina Çarkaj në sjelljen e kësaj fryme tek nxënësit tanë kushtuar poezisë, leximit dhe shkrimit.
“Kjo orë letrare i dedikohet të lexuarit, shkruarit dhe shkrimtarëve tanë, të cilët na kanë mbajtur gjallë historikisht dhe na kanë edukuar në frymën patriotike, atdhedashëse. Sot kjo orë i dedikohet shkrimtarit tonë, Ymer Elshani, i cili aq bukur ka thurur vargje për nxënësit, shkollën, jetën dhe dashurinë”, ka thënë drejtoresha znj. Kadriu.
Edhe vajza e poetit, znj. Teua Elshani, tha se është mirënjohëse që është sot pjesë e kësaj ore letrare, për të nderuar veprimtarin e Ymer Elshanit, ku gjenerata e reja me krijimtarinë e tyre të vazhdojnë rrugëtimin e babit për një Kosovë më të zhvilluar e më përparimtare.
Ndërsa nga mësimdhënësit dhe nxënësit u interpretuan vargje poezish kushtuar poetit Ymer Elshani.