Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, shpërndahen pako ushqimore

2024/04/11 - 4:35

Me rastin e festës së Fiter Bajramit, Drejtoria për Mirëqenie Sociale, ka ndarë pako ushqimore me të gjitha gjërat e nevojshme për disa familjet në nevojë.
Përfitues të pakove ushqimore kanë qenë 20 familje, kryesisht prindërit vetushqyes dhe familjet me gjendje të rëndë sociale, të cilat janë dhuruar si donacion nga z. Ibrahim Abdullahu.
Këto pako janë shpërndarë në këto lokacione; Vidimriq, Frasher, Bair dhe në Stan Terg.