Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Nënkryetari Tahiri viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Mitrovicë

2024/03/11 - 9:18

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, z. Arian Tahiri së bashku me bashkëpunëtor të tij ka vizituar hoxhën Ekrem Avdiun për t’u uruar Muajin e Shenjtë të Ramazanit dhe për detyrën e tij të re si kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Mitrovicë.
Nënkryetari Tahiri ka shprehur se kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të shkëlqyer me hoxhën Ekrem, dhe me marrjen e kësaj detyre, pritet që marrëdhëniet dhe bashkëpunimi të rriten edhe më shumë.
Tahiri e ka falënderuar hoxhën për pritjen dhe i ka uruar një agjërim të lehtë dhe të pranuar.