Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Njoftim

2024/04/12 - 4:36

Njoftohen të gjitha subjektet afariste në territorin e Komunës së Mitrovicës se, duke filluar nga data 14 prill 2024, do të fillojë zbatimi i Rregullores Komunale për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës.
Në bazë të kësaj rregulloreje, e diela do të jetë ditë pushimi për shumicën e subjekteve afariste.
Subjektet afariste të cilat, në bazë të kësaj rregulloreje lejohen të punojnë edhe të dielave janë: sektori i gastronomisë që përfshinë kafiteritë, restorantet, hotelerinë, furrat e bukës, sallonet e ondulimit, pompat e derivateve, të cilat do të vazhdojnë të punojnë në orar të rregullt siç kanë punuar deri më tani.
Barnatoret do të vazhdojnë me kujdestarinë e të dielave.