Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Përkujtohet Masakra e Studimes

2024/05/03 - 9:25

Sot në fshatin Studime të qytetit të Vushtrrisë u përkujtua masakra në të cilën 25 vite më parë, nga policia dhe ushtria serbe u vranë dhe u masakruan 116 civilë të pafajshëm dhe të paarmatosur, burra, gra, djem dhe vajza.
Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, z. Bedri Hamza.
Kryetari z. Hamza, në fjalën e tij tha se as sot 25 vjet më pas, plagët e luftës nuk janë shëruar dhe ndajmë dhimbjen me çdo familje që ka humbur anëtarë të familjes nga krimet e tmerrshme të Serbisë në Kosovë.
“Sot, nesër e përgjithmonë, me respektin më të madh, do t’i kujtojmë e nderojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, është shprehur kryetari z. Hamza.
Lavdi!