Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Po vazhdojnë punimet te Liqeni Akumulues

2024/03/15 - 12:59

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, z. Granit Tmava dje ka inspektuar punimet në shetitoren e re pranë lumit Ibër në Mitrovicë.
Ky projekt synon të lidhë shetitoren e Liqenit Akumulues me zonën urbane të qytetit, që përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës publike dhe zhvillimit urban.
Më tutje drejtori Tmava ka shtuar “Është frymëzuese të shohim se si ndryshimet e infrastrukturës publike dhe investimet në hapësira të përbashkëta mund të sjellin një ndryshim pozitiv dhe të jashtëzakonshëm në jetën tonë të përditshme”