Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Prezantohet Raporti Përfundimtar i Vizitave Sistematike Mjekësore për nxënësit e shkollave në Komunën e Mitrovicës

2024/04/22 - 4:45

Bazuar në Planin e Punës të Drejtorisë për Shëndetësi, gjatë vitit 2023, është realizuar me sukses projekti i vizitave sistematike mjekësore, ku janë përfshirë të gjithë nxënësit e shkollave të Komunës së Mitrovicës.
Gjatë ditës në një ceremoni solemne, në praninë e zyrtarëvë shëndetësorë, arsimor, prindërve e shumë mysafirëve tjerë, është bërë prezantimi final i këtij projekti.
Në një fjalë rasti, Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, z. Fahri Shabani, u shpreh që ndjehet i lumtur që është realizuar me sukses ky projket, i cili është pjesë e planit të punës dhe ka njoftuar që vizitat sistematike mjekësore, do të realizohen çdo vit nga Drejtoria për Shëndetësi.
Tutje, falënderoi kryetarin e Komunës, z. Bedri Hamza, pa mbështetjen e të cilit nuk do të realiziheshin këto vizita.
Një falënderim i veçantë për gjithë personelin shëndetësor të cilit ishin të përfshirë në këto vizita, mësimdhënësit, këshillin e prindërve dhe të gjithë akteret e përfshirë gjatë këtij procesi.
Drejtoresha e Drejtorisë Komunale së Arsimit, znj. Drita Kadriu, u shpreh tejet e lumtur për realizimin e këtij projket dhe falënderuse për të gjithë të përfshirët në këtë projekt.
Me realizimin e këtij projekti është realizuar dhe njëra nga objektivat kryesore të kurikules.
Prezanitmi i projektit u bë nga dr.Mehmet Uka, i cili shfletojë të gjitha rezulratet e arritura nga këto vizita.
Si shenjë falënderimi, Drejtoria për Shëndetësi, ndau mirënjohje për Dr. Shaqir Demirin, i cili ishte nisëmëtar i këtyre vizitave në vitin 2012, të cilat janë realziuar për herë të parë në Kosovë.
Gjithashtu mirënjohje janë ndarë dhe për gjithë personelin shëndetësor të përfshirë në këto vizita.