Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

U përkujtua masakra e tregut në Mitrovicë

2024/03/13 - 3:44

Sot në Mitrovicë janë përkujtuar viktimat e masakrës së tregut që ndodhi 25 vite më parë, ku në tregun kryesor të qytetit, forcat serbe sulmuan me minahedhës tregun i cili ishte përplot me njerëz, ndërsa si pasojë mbetën të vdekur shtatë qytetarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa u plagosën edhe 128 të tjerë.
Përfaqësues të institucioneve komunale në krye me nënkryetarin e komunës, z.Arian Tahiri, kryesuesen e kuvendit, znj.Vesa Broja, drejtor komunal, familjarë të martirëve si dhe familjarë të viktimave u tubuan në vendin e ngjarjes për të nderuar viktimat dhe për të kujtuar këtë ditë.
“Kjo ditë nuk duhet harruar asnjëherë, por duhet të kujtohet përgjithmonë në mënyrë që gjeneratave të reja tu tregohet për veprimet barabare të armikut ndaj popullit tonë të pafajshëm”, është shprehur nënkryetari Tahiri.