Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Sektori për Rini

Sektori i Rinisë, i cili vepron në kuadër të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka si mision: fuqizimin e të rinjve dhe krijimin e mjedisit përkrahës për zhvillimin shoqëror dhe personal të tyre, krijimin e mundësive për promovim, zhvillim dhe pjesëmarrje te të rinjve në jetën aktive shoqërore si dhe ofrimin e shërbimeve të barabarta për të rinjtë, që mundësojnë zhvillimin e shkathtësive jetësore dhe  vlerave shoqërore, duke respektuar veçoritë individuale tek të rinjtë.

Sektori i Rinisë ka për objektivë  që të avansojë proceset të cilat ndërlidhen me rolin e të rinjve në komunë.

Politikat e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, konkretisht të Sektorit të Rinisë  së Komunës së Mitrovicës së Jugut, janë:

  • Avancimi i infrastrukturës rinore
  • Pjesëmarrja aktive e rinisë në proceset shoqërore
  • Krijimi i mundësive dhe përkrahja e punësimit të të rinjve
  • Edukimi dhe parandalimi i dukurive të dëmshme për rininë
  • Fuqizimi dhe qëndrueshmëria e Qendrave Rinore dhe Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL)
  • Promovimi i Vullnetarizmit
  • Integrimi i grupeve të margjinalizuara
  • Infrastruktura Rinore.

 

Ne kuadër të Sektori të Rinisë të Komunës së Mitrovicës së Jugut vepron KVRL (Këshilli i Veprimit Rinor Lokal) i cili ka mision përforcimin  e organizatave rinore brenda komunave përkatëse, si dhe ndërtimin e një vizioni të përbashkët për rininë, po ashtu ne kuadër te sektorit te rinisë ekziston edhe Qendra Rinore e Mitrovicës, Qendra Rinore në Bare dhe Diakonia Youth Center që janë hapësira të funksionalizuara për zhvillimin e aktiviteteve  të rinjve.

Sektori i rinisë bashkëpunon me Departamentin e Rinisë pranë MKRS-së, organizata vendore dhe ndërkombëtare.

Sektori i rinisë në bashkëpunim me KVRL-në, Qendrën Rinore Mitrovica, Qendrën Rinore në Bare dhe Diakonia Youth Center si  dhe Organizata të të ndryshmë  realizojnë  projekte/aktivitete të ndryshme varësisht nga kërkesat/nevojat e të rinjve.

Disa nga aktivitetet që Sektori i Rinisë organizon janë:

  • Aktivitete të ndryshme rinore për Ditën e Pranverës, 21 mars
  • Aktivitete të ndryshme rinore për 31 Majin Ditën Ndërkomëbtare kundër Duhanit
  • Aktivitete të ndryshme rinore për  Ditën ndërkombëtare të Librit, 23 prill
  • Aktivitetet të ndryshme rinore për 26 Qershorin Ditën ndërkombëtare kundër narkotikëve
  • Aktivitete të ndryshme rinore për  Ditën ndërkombëtare të rinisë 12 gusht
  • Aktivitete të ndryshme rinore për  shënimin e Javës së Rinisë shtator
  • Aktivitete të ndryshme rinore për shënimin e 1 dhejtorit ditës ndërkombëtare kundër HIV/AIDS
  • Aktivitete të ndryshme rinore për shënimin e 5 dhjetorit ditës ndërombëtare të vullnetarizmit

Dokumente të rëndësishme të Sektorit të Rinisë janë:

  • Ligji për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë
  • Strategjia dhe Plani i Veprimit Rinor lokal 2014-2017, paraqet dokumentin zhvillimor për të rinjtë e Komunës së Mitrovicës, pa dallim gjinie, besimi fetar apo komunitetit.
  • Rregullorja Nr.04/2015 për Fuqizimin dhe Promovimin e Vullnetarizmit në Komunë

Bazuar në Ligjin për Fuqizimin dhe  Pjesëmarrjen e Rinisë, në proces të  hartimit janë nxjerre edhe draft Udhëzimet Administrative, siç janë:

  1. Udhëzimi Administrativ për pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje
    2. Udhëzimi Administrativ për Licencimin e Qendrave  Rinore.
    3. Udhëzimi administrativ për punën vullnetare dhe
    4. Udhëzimi administrativ për  Edukimin Jo-formal të të rinjve

 

Nga këto Udhëzime është hartuar dhe aprovuar Rregullorja Nr.04/2015 për Fuqizimin dhe Promovimin e Vullnetarizmit në Komunë

Gjithashtu me vendim është bërë njohja e Këshillit të Veprimit Rinorë Lokal (KVRL) në Komunën e Mitrovicës së Jugut, këshill ky i cili funksionon si organ i përfaqësimit rinorë, i përbërë nga përfaqësuesit e organizatave rinore jofitimprurëse të nivelit lokal.

Në vitin 2014 është bërë miratimi i Planit të Veprimit Rinor Lokal – Mitrovicë për vitet 2014 – 2017.