Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Drejtor i drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane

Drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane

ELVIS FEKA

 

Datëlindja: 05/11/1991

Shkollimi: PhD- Qeverisje dhe Administratë Publike South East European University

Email : elvis.feka@rks-gov.net

 Biografia – Elvs Feka

 

Drejtori për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane kryen këto detyra:

1. I raporton rregullisht Kryetarit për çështjet që janë në përgjegjësitë e drejtorisë;
2. Ndihmon Kryetarin, Kuvendin e Komunës dhe komitetet e tij, duke iu ofruar të gjitha informatat dhe raportet
e nevojshme për procesin e vendimmarrjes;
3. Zbaton dispozitat ligjore, Statutin, rregulloret dhe vendimet e Kuvendit të Komunës;
4. Përgatit programin e punës dhe prezanton raportet periodike të punës për drejtorinë e tij;
5. Është përgjegjës për udhëheqjen dhe kontrollimin e përditshëm të punës së drejtorisë;
6. Përgatit dhe prezanton planet periodike të zhvillimit në sferën e tij të përgjegjësisë dhe përcjell realizimin e
këtyre planeve;
7. Përgjigjet në mënyrë efektive për çfarëdo ankese lidhur me sferën e tij të përgjegjësisë;
8. Merr pjesë dhe kontribuon në punën e Kuvendit të Komunës, të komiteteve dhe komisioneve dhe në punën e
Bordit të Drejtorëve;
9. Siguron se do të ofrojnë një qasje të drejtë dhe të barabartë për ato shërbime publike që janë në
përgjegjësinë e tij,
10. Përmbush të gjitha detyrat dhe urdhëresat që caktohen në mënyrë adekuate nga Kryetari i Komunës.