Republika e Kosoves

Podujevë

Drejtori

Mirsad Kamerolli 

Datëlindja: 14.02.1986

Edukimi: Bachelor i Shkencave Politike dhe Administratë Publike,  Master ka përfunduar studimet në degën e histori e kohës së re në Fakultetit Filozofik – Universiteti i Prishtinës.

Vendbanimi:Podujevë

Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik

Tel: 038 200 41-011
e_mail: mirsad.kamerolli@rks-gov.net

Fushëveprimtaria e  Drejtorisë:

  • Koordinon, përgatit dhe harton Strategjinë zhvillimore dhe plane e projekte të veçanta për krijimin e një kornize të përshtatshme  për zhvillim  të qëndrueshëm të Komunës.
  • Në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës, Ministritë, institucionet tjera relevante dhe grupet e veçanta të interesit, identifikon mundësitë zhvillimore dhe propozon programet prioritare si dhe masat për realizimin e tyre.
  • Përcjellë ecuritë ekonomike sipas sektorëve në përgjithësi dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në veçanti.
  • Grumbullon dhe përpunon të dhëna statistikore  për bizneset, resurset njerëzore dhe natyrore me rëndësi për hartimin e informacioneve, analizave planeve dhe programeve për zhvillim të Komunës.
  • Përcjellë tregun e punës, identifikon nevojat dhe propozon masa për     harmonizimin e ofertës dhe kërkesës në lëmi të caktuara.
  • Bënë promovimin e resurseve zhvillimore të Komunës përmes buletineve,   panaireve dhe organizimeve tjera.
  • Hulumton dhe identifikon projektet dhe koordinon punët rreth partneritetit    publiko privat.
  • Mban kontakte me donatorë, komunitetin e biznesit dhe bashkatdhetarët që jetojnë në botën e jashtme për krijimin e kushteve për investime në Komunë.
  • Ofron këshilla, organizon programe trajnuese dhe rikualifikuese si dhe asistencë teknike për bizneset e reja.
  • Bënë regjistrimin, ndryshimin e veprimtarisë dhe çregjistrimin e bizneseve dhe mban data bazë për numrin, strukturën dhe selinë e bizneseve.
  • Zbaton politikat e përcaktuara dhe aktet normative nga fushëveprimtaria e Komunës në lëmin e zhvillimit dhe planifikimit.
  • Harton propozime të akteve të përgjithshme normative nga fushëveprimtaria e Drejtorisë.
  • Bashkëpunon dhe koordinon punët dhe aktivitetet me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
  • Kryen edhe punë tjera të caktuara nga Kuvendi  dhe Kryetari i Komunës.