Republika e Kosoves

Podujevë

Drejtori

 

Faik Muçiqi

Datëlindja:12.09.1965

Vendbanimi:Llapashticë e Epërme

Fakulteti Ekonomik

Fakulteti Filologjik

e_mail:faik.muçiqi@rks-gov.net

Tel:038 200 41 009

            Fushëveprimtaria e Drejtorisë
  • Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim ofron  mirëmbajtjen e shërbimeve publike dhe shërbimeve komunale, duke përfshirë: furnizimin me ujë, kanalizimin , trajtimin e ujërave të zeza, menaxhimin e mbeturinave dhe skemave të nxehjes lokale.
  • Sigurimi dhe mirëmbajtja e parqeve publike, hapësirave të hapura dhe varrezave;
  • Menaxhimi i investimeve kapitale në infrastrukturën publike, sidomos të kanalizimit fekal dhe atmosferik, urave, rregullimit të rrugëve me zhavorr, trotuareve,meremetimin e rrugëve të asfaltuara ,etj.
  • Komunat do t’i rregullojnë shërbimet e  ujit sipas marrëveshjeve mbi shërbimet të përcaktuara me rregullore.
  • Mbikëqyrë mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues të ujësjellësit.
  • Bashkëpunon me kompanitë publike për caktimin e çmimeve për shërbime komunale .
  • Angazhohet për gjetjen e donatoreve për realizimin e projekteve të natyrës së njëjtë.
  • Cakton prioritetet për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit ekzistues të ujësjellësit.
  • Ndërtimin e sistemeve të reja të kanalizimit si dhe rrjeteve të reja të ujësjellësit .
  • Pastrimin, larjen dhe largimin e borës dhe akullit nga rrugët,sheshet dhe trotuaret.
  • Përcjell funksionimin e tregjeve komunale .
  • Kujdeset për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave të ngurta.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve në komunë.
  • Hartimin e planit për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.
  • Vlerësimin e rrezikshmërisë, duke u bazuar në të dhënat faktike për planifikim,ndërmarrjen e    masave parandaluese për pengimin, zvogëlimin dhe eliminimin e pasojave nga fatkeqësitë elementare.
  • Propozon formimin e njësive për mbrojtje dhe shpëtim, kryen plotësimin e tyre me obligues dhe i kompleton ato me mjete adekuate për veprim, në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.
  • Harton Planin e vlerësimit të rreziqeve në komunë
  • Përgatitjen e programeve për aftësim të sferës së mbrojtjes dhe shpëtimit.
  • Kujdeset për sigurimin dhe mirëmbajtjen e rezervave të mjeteve materiale, në rast fatkeqësie.
  • Organizimin e funksionimit të sistemit të vështrimit, lajmërimit dhe alarmimit.
  • Organizimin e mbrojtjes nga zjarri, kujdeset për zbatimin dhe avancimin e masave mbrojtëse kundër zjarrit.
  • Komuna është përgjegjëse për transportin lokal brenda territorit të vet, në pajtim me Ligjin 2004/1 mbi transportin rrugor dhe do të ushtrojë pushtetin e vet dhe përgjegjësitë në pajtim me këtë ligj.
  • Koordinon aktivitetin mbi transportin publik të mallrave dhe udhëtarëve,me kompanitë publike dhe shoqatat e taksistëve.
  • Cakton linjat për bartjen e udhëtareve në trafikun urban.
  • Jep pëlqimin për regjistrimin e veprimtarisë së taksistëve ,sipas rregullorës së komunikacionit.
  • Bën shpalljen e ankandeve publike për automjetet e konfiskuara, të cilat nuk tërhiqen në afatin e caktuar nga pronarët.
  • Bashkëpunon dhe koordinon punën me Policinë e Kosovës,për rregullimin e transportit lokal.
  • Cakton rrugët për të gjitha llojet dhe për automjetet (taksi,autobus,parkingje të limituara)
  • Përkujset për shenjëzimin horizontal dhe vertikal të rrugëve.
  • Mbylljen e rrugëve në rast nevoje(gjatë festive shtetrore,manifestimeve,garave sportive,etj.).
  • Përgjegës për ndriqimin publik,tabelat reklamuese,reklamat ndriquese të firmave dhe reklamat .
  • Merr pjesë në mbikëqyrjen e punimeve dhe propozon anëtarë për komisionet e pranimit teknik të punëve të kryera-ndriqimi publik,
  • Menaxhimin dhe kontrollimin e shesheve ,që i përkasin komunës .