2010/06/07 - 12:00
Drejtori i drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Naim Hyseni tha se ndjehet mirë që me mjete vetjake të Komunës por edhe donatorëve, pas dhjetë vitesh janë kompletuar nevojat e njësisë së zjarrfikësve për automjete. Në emër të qeverisë komunale Hyseni është shprehur mirënjohës qeverisë dhe popullit të Tirolit për këtë ndihmë që i kanë dhënë Vushtrrisë.
Njësia e zjarrfikësve dhe e shpëtimit kanë pranuar tashmë një donacion nga Tiroli, një automjet sulmues për fikjen e zjarrit me cisternë prej 3 mijë litrave dhe një automjet komandues si dhe një veturë tjetër për nevoja të komunës. Po ashtu me mjetet të taksapaguesve vitin e kaluar është blerë një automjet sulmues për zjarrfikësve si dhe është në procedurë edhe një automjet tjetër autocisternë me 9 mijë litra ujë, ka bërë të ditur Hyseni.
Qeveria e Tirolit e cila ka ndihmuar Komunën e Vushtrrisë me tri automjete dhuratë, prej të cilave dy automjete për zjarrfikësit dhe një për Komunën e Vushtrrisë.