Republika e Kosoves

Vushtrri

 

Ergin Sunguri

Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural

 

(038) 200-42426

ergin.sunguri@rks-gov.net

 

 

Kompetencat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural

  1. Propozon përparësitë e Komunës për investime dhe koordinon ato me Ministritë respektive,
  2. Hartimin e politikës së zhvillimit ekonomik,
  3. Hartimin e planit global strategjik të zhvillimit ekonomik të Komunës,
  4. Regjistrimi i bizneseve,
  5. Dhënia e lejeve të punës, evidentimi i ndryshimeve në lejen e punës,
  6. Informatë mbi rezultatin afariste, prodhimit, raporti, mbi shkallen e punësimit ne Komune,
  7. Informata mbi treguesit financiar afarist për periudhën gjashtëmujore dhe vjetore ne Komune,
  8. Propozon dhënien e tokës bujqësore te Komunës ne shfrytëzim te përkohshëm,
  9. Mban evidencën për token e pa punuar, token prone e komunës e dhënë ne shfrytëzim dhe token bujqësore të cilës i është ndërruar destinimi,
  10. Ofron trajnime në lëmin e bujqësisë,
  11. Kujdeset për parandalimin e sëmundjeve të  kafshëve,
  12. Bashkëpunon dhe bashkërendit punët me OJQ-të dhe kooperativat bujqësore,
  13.  Mbrojtjen e resurseve natyrore duke përfshirë: pyjet, rërën, dhe aktivitete për shfrytëzimin             e gurëve,
  14.  Bashkërendon dhe mbikëqyr aktivitet e gjuetisë,
  15. Bashkëpunon ngushte me Agjension Kosovar të privatizimit me rastin e transferimit të tokës se kooperativave bujqësore,
  16.  Ruajtjen e tokës bujqësore nga ndërrimi i destinimit dhe trajtimit adekuat i saj,
  17.  Siguron ruajtjen e pyjeve në territorin e Kosovës,
  18.  lëshon leje për prerjen e pyjeve,
  19. Bashkëpunon me agjensionin pyjore të Kosovës në lëmin e mbrojtjes së pyjeve dhe       kultivimin e tyre,
  20.  Kryen edhe punë tjera të cilat ia cakton Kuvendi i Komunës apo Kryetari i Komunës .