Republika e Kosoves

Vushtrri

Administratë e përgjithshme

Drejtoria për  administratë të përgjithshme, në kuadër të fushë veprimtarisë së saj ushtron dhe është përgjegjëse për:

  • Ushtrimin dhe zbatimin e shërbimeve të përgjithshme administrative për organet administrative dhe organet tjera Komunale dhe
  • Ofrimin e shërbimeve administrative, për qytetarët, në kuadër të kompetencave vetanake apo të deleguara ligjore të saj.

Përgjegjësitë:

Shërbimet e përgjithshme administrative për organet administrative dhe organet tjera Komunale të Drejtorisë për Administratë të përgjithshme përfshijnë:

  • Ofrimin e shërbimeve të gjendjes civile;
  • Zbaton dhe bënë regjistrimin dhe mbajtjen e evidencës së materialit zyrtar që pranohet dhe dorëzohet nga Qendra për shërbime për qytetarë të administratës së Komunës, si dhe arkivimin e lëndës arkivore dhe kujdesi për ruajtjen e sajë, dhe kujdesi për ruajtjen e akteve materiale të administratës (librat amë, kartotekat, protokollet, regjistrat, etj).
  • Ofron shërbimet për qytetarë: komunikim korrekt, vënie në dispozicion të qytetarëve të kërkesave, jep këshilla dhe ndihmë juridike – administrative për mënyrën e plotësimit të kërkesave, regjistrimin e të gjitha kërkesave të palëve, raportimi për lëndët e kryera gjatë secilit muaj, arkivimi i lëndës arkivore dhe kujdesi për ruajtjen e saj
  • Është përgjegjëse dhe kujdeset për ofrimin e shërbimeve postare për nevojat e organeve Komunale dhe organeve të administratës Komunale .
  • Organizon dhe kujdeset për mirëmbajtjen e objekteve të administratës Komunale, duke përfshirë organizimin e shërbimeve të sigurimit për këto objekte.
  • Ushtron të gjitha punët rreth administrimit, përkujdesjes dhe mirëmbajtjes së teknologjisë informative dhe avancimit të saj për nevoja zyrtare.
  • Lekturimi profesional i materialeve literare në gjuhët në përdorimin zyrtar në Komunën e Vushtrrisë;
  • Ofrimi i shërbimeve të përkthimit simultant dhe materialeve për organet dhe shërbimet e komunës;

Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.

 

Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Administratës është e organizuar në këta sektorë:

  1. Zyra e Gjendjes civile;
  2. Sektori për Punë të Përbashkëta dhe Teknologji Informative;
  3. Qendra për Shërbim me Qytetar.
  4. Zyra për të Drejtat e Njeriut