Kuvendi i komunës funksionon në bazë të këtij ligji, Statutit dhe akteve të tjera nënligjore. Kuvendi i komunës nuk i delegon përgjegjësitë e tij lidhur me marrjen e vendimeve për:
a) statutin dhe Rregulloren e punës, rregulloret komunale dhe miratimin, ndryshimin dhe shfuqizimin e tyre
b) miratimin e buxhetit dhe planeve investuese;
c) miratimin e çështjeve të tjera financiare, të cilat janë të rezervuara për kuvendin sipas statutit apo rregullores së punës;
d) planin vjetor të punës dhe raportin vjetor;
e) themelimin e komisioneve të kërkuara sipas këtij Ligji;
f) zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të komunës;
g) niveli i tarifave dhe ngarkesave;
h) krijimin dhe përdorimin e simboleve, dekoratave dhe titujve të nderit të komunës, në pajtim me ligjin në fuqi;
i) emërimin dhe riemërimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike;
j) arritjen e marrëveshjeve ndërkomunale dhe brenda komunale;
k) marrjen e vendimeve për t’u bashkuar me asociacione përfaqësuese të komunave të Republikës së Kosovës; dhe
l) përgjegjësive të tjera që kërkohen me ligj.
Për marrjen e vendimeve, kuvendi i komunës mund t’ia delegojë pushtetin e tij komitetit të kuvendit të komunës, apo kryetarit të komunës. Kuvendi i komunës mund të tërheqë delegimin në çdo kohë.