
Benjamin Shala
Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike
benjamin.shala@rks-gov.net
(038) 200-42428
Kompetencat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për Shërbime Publike
- Mbikëqyrë dhe bashkëpunon me kompanitë shërbyese komunale të higjienës dhe
furnizimit me ujë,
- Angazhohet për sigurimin e ujit për qytetarët të cilët nuk kanë mundësi të furnizohen
nga rrjeti i ujësjellësit në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale,
- Në bashkëpunim me ndërmarrjet komunale, i propozon çmimet për shërbime
komunale për aprovim Kuvendit të Komunës,
- Caktimin e linjave,duke përfshirë transportin lokal publik dhe shërbimin e taksistëve,
- Siguron mirëmbajtjen e parqeve publike, hapësirave publike dhe varrezave,
- Propozon Kuvendit të Komunës për aprovim, Rregulloren për menaxhimin dhe
mbrojtjen e hapësirave publike në territorin e Komunës,
- Përgatit propozimin për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në pajtim me Ligjin dhe
Statutin e Komunës si dhe vendosjen e numrave nëpër shtëpi, banesa dhe objekte
publike ,
- Menaxhimi i parkingjeve ekzistuese dhe krijimi i parkingjeve të reja,
- Është përgjegjës për ndriçimin publik,
- Transportin lokal publik,
- Bashkëpunon me Policinë e trafikut urban për lirimin e trotuareve nga automjetet,
- Bën mbylljen e rrugëve në rast nevoje,
- Bën shënjimin horizontal dhe vertikal të rrugëve,
- Bën shpalljen e ankandeve publike për automjetet e konfiskuara të cilat nuk tërhiqen
në afatin e caktuar nga pronarët,
- Menaxhimin e mbeturinave në bashkëpunim me ndërmarrjet publike-komunale,
- Aprovon orarin dhe kohën për transportin e mbeturinave ,
- Menaxhimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha shesheve që I përkasin Komunës
- Organizon aksionin e pastërtisë së hapësirave publike,
- Kujdeset për mirëmbajtjen dhe kontrollin e tregut të gjelbër dhe tregut të kafshëve.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve në Komunë,
- Meremetimin e rrugëve të asfaltuara,
- Lëshon lejeve që i përkasin Komunës për vendosjen e pengesave në rrugë etj.
- Kryen edhe punë tjera të cilat ia cakton Kuvendi i Komunës apo Kryetari i Komunës.