038 200 42411
Kompetencat e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale:
- Harton strategjinë e kujdesit parësorë shëndetësor,
- Siguron ofrimin e shërbimeve shëndetësore,
- Mbikëqyr situatën epidemiologjike në nivel komunal,
- Koordinimin dhe mbikëqyrjen e punës së QKMF, QMF dhe ambulancave,
- Masat mbrojtëse shëndetësore që kanë të bëjnë me:
- Sigurimin e ujit të sigurt dhe higjienës,
- Aktivitetet e dezinfektimit dhe deratizimit dhe dezinsektimin,
- Mbikëqyrjen dhe zbatimin e rregulloreve që lëshon Departamenti i
Shëndetësisë në MSH dhe Departamenti i Çështjeve Sociale në MPMS,
- Ofrimin e shërbimeve familjare dhe shërbimeve tjera të mirëqenies sociale, siç
është përkujdesi për të cenueshmit, strehimin familjar, përkujdesin fëminor,
përkujdesin për të moshuarit, duke përfshirë licencimin e këtyre qendrave
përkujdesëse,
- Banimin publik,
- I propozon Kuvendit të Komunës, nëpërmes Kryetarit të Komunës nivelin e qirasë për banimin social dhe kriteret për lirimin nga qiraja si dhe propozon kriteret për lirimin nga taksat komunale për shërbime, për kategoritë e caktuara të qytetarëve,
- Bashkëpunon me shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mban evidencën për: familjet e dëshmorëve, familjet e martirëve, invalidët e UÇK-së dhe invalidët civil të luftës;
- Raporton për ofrimin e shërbimeve dhe të arriturave komunale në këtë lëmi.