Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Vushtrri

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare

QKMF në Vushtrri është Institucion publik parësor shëndetësor, i cili qëllim kryesor ka promovimin, ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullatës.

QKMF aktivitetin e realizonë nëpërmes rrjetit të njësive organizative, që përfshinë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Qendrat të Mjekësisë Familjare (QMF) dhe
Ambulanca të Mjekësisë Familjare (AMF). Shërbimet shëndetësore janë të bazuara në konceptin e Mjekësisë Familjare, i cili ka synim që të gjithë banorëve t’u ofrojë shërbime shëndetësore gjithëpërfshirës dhe efikase, të bazuar në të dhëna shkencore, përmes caktimit të mjekut familjar, i cili do të jetë portë hyrëse për të gjithë kërkuesit e shërbimeve në sistemin shëndetësor dhe njëherësh pikë referuese për specialistët, konsultantët.

MISIONI

Misioni i KPSH në Vushtrri është ofrimi i shërbimeve shëndetësore të qasshme dhe cilësore, të barabartë për të gjithë qytetarët e komunës, pa dallim feje, etnie, race, gjinie dhe grupet e margjinalizuara. Ruajtja e shëndetit, edukimi shëndetësor dhe promovimi i mënyrave të shëndetshme të jetesës.

VIZIONI

Ofrimi i shërbimeve shëdetësore cilësore dhe të sigurta për të gjithë qytetarët.

Objektivi i përgjithshëm

Në harmoni me Strategjinë Sektoriale Shëndetësore të Minsitrisë së Shëndetësisë të Kosovës, objektiva e përgjithshme e strategjisë të KPSH-së është ruatja dhe përparimi i shëndetit të popullatës në Komunën  e Vushtrrisë.

Statuti i QKMF-së -Vushtrri