Republika e Kosoves

Vushtrri

Kuvendet komunale themelojnë Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Komitetin për Komunitete si komitete të përhershme.  Kuvendi i komunës themelon komitete të tjera për të cilat konsideron se janë të nevojshme për kryerjen e përgjegjësive të tyre.  Nëse nuk parashihet ndryshe me ligj, komitetet reflektojnë përbërjen e kuvendit të komunës. 

Komiteti për politikë dhe financa
Komiteti për politikë dhe financa kryesohet nga kryesuesi i kuvendit të komunës dhe përbërja e tij duhet të reflektojë përfaqësimin e entiteve politike në kuvendi i komunës. Komiteti për politikë dhe financa është përgjegjës për shqyrtimin e të gjitha politikave,dokumenteve fiskale dhe financiare, planeve dhe iniciativave, duke përfshirë dokumentet e planifikimin strategjik, Kornizën vjetore buxhetore afatmesme, planin vjetor të prokurimit, rregulloren vjetore për tatimet, tarifat dhe pagesat, planin vjetor të punës për auditimin e brendshëm, buxhetin vjetor afatmesëm dhe çdo ndryshim të buxhetit gjatë vitit fiskal si dhe për marrjen e raporteve nga kryetari dhe dorëzimin e rekomandimeve në kuvendin e komunës. 

Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) i KK-së në Vushtrri, ka këtë përbërje:

  1. Melihate Basholli Latifi, kryesuesi i kuvendit dhe i KPF-së;
  2. Ilmi Azemi
  3. Lorik Maxhuni
  4. Nurie Halili
  5. Agron Përçuku
  6. Alban Bajrami
  7. Fakete Dushi
  8. Sylejamn Meholli
  9.  Fatmire Cecelia

Komiteti i komuniteteve 

Komiteti për komunitete përfshinë në radhët e veta shumicen e thjeshtë nga anëtarët e kuvendit të komunës, anëtarët tjerë janë përfaqësuesit e komuniteteve. Çdo komunitet që jeton në komunë përfaqësohet nga, së paku një përfaqësues në komitetin për komunitete. Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në komunë e përbëjnë shumicën e anëtarëve të komitetit të komuniteteve. 
Komiteti i komuniteteve është përgjegjës për shqyrtimin e përputhshmërisë së autoriteteve komunale me ligjin në zbatim dhe për shqyrtimin e të gjitha politikave komunale, praktikave dhe aktiviteteve për t’u siguruar se të drejtat dhe interesat e komuniteteve respektohen plotësisht. Komiteti gjithashtu i rekomandon kuvendit të komunës masat që duhet të ndërmiren për të siguruar jetësimin e dispozitave që kanë të bëjnë me nevojën e komuniteteve për t’u avancuar, shprehur, mbrojtur dhe zhvilluar identitetin e tyre etnik, kulturor, fetar dhe gjuhësor, si dhe për të siguruar 
mbrojtje adekuate të të drejtave të komuniteteve brenda komunës.

Komiteti per komunitete ka kete perberje: 

  1. Zdravko Zdravkovic , kryesues
  2. Kushtrim Hyseni
  3. Zojë Hajrizi
  4. Behar Duraku
  5. Gresa Muli
  6. Berat Maloku
  7. Zana Krasnic Saraçi
  8. Aziz Emini
  9. Adem Hoti