Republika e Kosoves

Vushtrri

Profili i Kryetarit

Ferit Idrizi

Kryetar i Komunës së Vushtrrisë

Ferit Idrizi lindi më 1964 në fshatin Beqiç të Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në fshatin Duboc, të mesmen në gjimnazin e Vushtrrisë, kurse studimet bachelor Kimi- Biologji i përfundoi në Universitetin e Prishtinës.

Pas një eksperience pune në fushën e biologjisë-kimisë, Ferit Idrizi vazhdoi studimet Bachelor dhe Master në drejtimin Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Kolegjin Victory, Prishtinë.
Zhvillimi i tij profesional vazhdoi dhe më tutje duke e përfunduar me sukses masterin në Menaxhment në Universitetin e Sheffieldit në Greqi. Tashmë Z. Idrizi është kandidat për doktoratë (PhD) në “International Law” në Universitetin Shtetëror të Shkupit, Cyril and Methodious University.

Ndër specializimet më të rëndësishme që Z. Idrizi kreu janë si në vijim:

Në vitin 2012 Ferit Idrizi kreu Specializimin në Arsimin Profesional në Japoni, në vitin 2015 kreu Specializim për Hartimin e Kurrikulave në Finlandë, po në të njëjtin vit mori pjesë në Seminarin për Shkathtësi të Negociatave në Universitetin e Sheffield-it në Angli, kurse në vitin 2020 ishte pjesëmarrës në Trajnimin për Ndërmarrësi në Izrael.

Përvoja e punës dhe angazhimet

Nga viti 1989-1998 Ferit Idrizi ishte mësimdhënës i biologjisë në shkollën “Migjeni” në Stanoc dhe “Andon Zako Cajupi” në Vushtrri. Nga viti 1998-1999 ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurse në vitin 2000-2007 ishte drejtor në shkollën “A.Z. Çajupi Vushtrri”.

  1. Idrizi ishte Kryesues i Kuvendit Komunal në Vushtrri nga viti 2008-2011, ndërsa nga viti 2011-2016 ishte Drejtor për Integrime Evropiane në Ministrinë e Arsimit.

Angazhimi i tij në fushën e arsimit vazhdoi edhe nga viti 2016-2017 si Shef i Agjencisë për Arsimin Profesional.

Në vitin 2017 Z. Idrizi ishte kandidat për kryetar komune në zgjedhjet lokale në qytetin e Vushtrrisë i cili rezultoi fitues në raundin e parë me më së shumti numër votash nga të gjitha partitë. Po në të njëjtin vit z. Idrizi vazhdoi me angazhimin e tij në arsim si Drejtor për Integrime Evropiane, Koordinim të Politikave dhe Statistika në Ministrinë e Arsimit.

Ferit Idrizi ishte po ashtu profesor ligjërues në disa fakultete si UBT në Prishtinë, Kolegji Biznesi në Vushtrri etj.

 

Detyra me rëndësi

  1. Idrizi ishte Udhëheqës i Grupit të Ekspertëve për Hartimin e Raportit Vjetor të Punës në Ministrinë e Arsimit. Nga viti 2017-2021 udhëhoqi Grupin e Ekspertëve për Hartimin e Strategjisë së Arsimit. Nga dhjetori 2018 deri në qershor 2019 Z. Idrizi ishte Udhëheqës i Ekipit Negociator për Njohje Reciproke të Kualifikimeve në mes 6 Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Njohjes i gjuhëve të huaja; Anglisht, Serbisht .

Publikime shkencore
Diplomacia Ndërkombëtare dhe Kosova 1998-1999

  1. ISBN 978-9951-16-088-9
  2. Fuqia si koncept, Burimi dhe Roli i Shteteve të fuqishme
    ISBN 978-9951-16-058-2
  3. Rendi i Ri Botëror dhe Relacionet Ndërkombëtare
    ISBN 978-9951-16-058-2

 Ferit Idrizi është i martuar dhe është baba i dy vajzave dhe një djali.